Strategu i Trump me Berishën në çeljen e fushatës së PD më 11 prill

Në ditën e parë të periudhës zyrtare të fushatës elektorale dhe 1 muaj para zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike do të hapë fushatën zyrtarisht në datën 11 prill.

Demokratët kanë zgjedhur që hapjen e fushatës ta bëjnë në sheshin Nënë Tereza. Organizimi nis në orën 19:00, ku pritet që të jenë kandidatët e të gjithë vendit dhe kryetari Sali Berisha do të ketë fjalën kryesore.

Burime pranë selisë blu bëjnë me dije se në këtë ditë do jetë prezent edhe Chris Lacivita, strategu i fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Ndërkohë një ditë pas hapjes së fushatës në 12 prill, demokratët do të bëjnë prezantimin edhe të të gjithë programit elektoral.

Kujtojmë se më herët u bë e ditur se PS do të hapë fushatën elektorale në 12 prill në Tiranë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ramës i kanë ardhur lajme për dosjen McGonigal, tani thërret çdo ditë “rroftë e qoftë Altin Dumani”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar të tjera detaje nga dosja Rama-McGonigal në …