CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

“Eja drejt fitores”! PD publikon sloganin e çeljes së fushatës së 11 majit

Partia Demokratike ka bërë gati sloganin për çelejn e fushatës elektorale të 11 majit, për zgjedhjet parlamentare ku do të dalin deputetët e rinj që do të ulen në Kuvendin e Shqipërisë.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, lideri dmeokrat, Sali Berisha u ka bërë thirrje bashkëkombasve dhe qytetarëve shqiptarë t’i bashkohen PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore në çeljen e fushatës zyrtare në sheshin ‘Nënë Tereza në Tiranë’.

‘Merrni miqtë, familjen dhe eja drejt fitores’, është slogan i ri i PD që fton qytetarët t’i bashkohen çeljes së fushatës elektorale më 11 prill në Tiranë, në orën 19.00, ku do të prezantohet edhe programi i demokratëve për qeverisjen e ardhshme të vendit.

‘11 Prill, ora 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores! Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ju ftojnë të bashkoheni në çeljen e fushatës’, thuhet në mesazhin e PD.

Prurjet e reja të ligjvënësve të rinj, do të udhëheqin qeverisjen e ardhshme në legjislaturën e 11 të Kuvendit të Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Miliona euro për ndërtim dhe mbushje gropash, rruga Tiranë-Durrës në gjendje skandaloze

Segmenti rrugor nga Tirana në Durrës është kthyer në makthin e përdoruesve të saj. Automjetet …