CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Berisha: Kallas nuk investoi asnjë nanogram në zotimet e Edi Ramës! Kryeministri u soll si Suel Çela në Këshillin e Europës

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se kryetarja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas në asnjë momentnt  nuk investoi asnjë nanogram në zotimet e Edi Ramës.

Në deklaratën për media këtë të martë, me prezencën edhe të gazetarëve, Berisha tha se sjellja e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Evropës, ishte e njëjtë me ato të kryebanditëve, Suel Çela dhe Safet Bajri.

“Kalibroje pak më mirë citimin e zonjës Kallas.

Zonja Kallas tha se Shqipëria ka ambicie.

Ambicie, që është mashtrimi i Edi Ramës.

Por kjo është një rrugë e vështirë që kërkon reforma.

Ajo nuk investoi asnjë nanogram në zotimet e Edi Ramës.

I tha edhe tjetrën, që është rrugë gjithëpërfshirëse.

Kurse, Edi Rama u përpoq të asociojë mashtrimin e tij me praninë e përfaqësueses së lartë të politikës së jashtme të BE, zonjës Kallas.

Por ajo mbajti vendin e vet dhe qëndrimin e vet.

Me një fjalë, ajo u tha shqiptarëve, unë nuk kam punë me ato që thotë ky, këto janë ambiciet e tij.

Ato janë mashtrimet e tij me fjalë të tjera, por ajo nuk mund të thoshte mashtrime se e kishte në krah.

Besoj se e sqarova.

A ka PD? Po, pa diskutim. PD ka deklaruar dhe deklaron se ylli polar i programit të saj do jetë integrimi i Shqipërisë në BE.

Si do jetë? I bazuar në reforma dhe merita.

PD ka deklaruar dhe deklaron se ajo në pushtet do ndërmarrë çdo reformë, do miratojë çdo ligj, çdo vendim, për të kapur çdo standard, për të realizuar çdo kriter që kërkohet për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.

Tani, të mendosh ti se Shqipëria do integrohet si narkoshtet në BE, Shqipëria do integrohet me Bajrët, Çelët dhe Ponjat, ministra e mbiministra, se këta janë më të ligj, është njëlloj si të imagjinosh se do shohësh veshin tënd pa pasqyrë.

Ndaj dhe unë me këtë rast e garantoj përfaqësuesen e lartë të BE se kjo forcë politikë, që ka qenë e faktuar lokomotivë e të gjitha proceseve integruese në BE dhe NATO, qëndron e përqendruar, e gatshme, e vendosur që rrugën drejt BE ta ndërtojë mbi bazën e meritave, reformave, dinjitetit të vendit, të presë me gërshërët e ligjit dhe zero tolerancë lidhjet e krimit me politikën.

Unë e informova Strasburgun për 1 milion faqe që kanë ardhur.

Edhe për nismën e Komisionit të të Vërtetës.

Edhe për telefonat e koduar të Edi Ramës, Taulant Ballës, gjykatësve, etj.

Prandaj PD e shpall integrimin si interesin numër 1 të saj, si numrin 1 kombëtar i saj, si ylli polar i programit të saj…

…Mos më shtyjë të flas më shumë, se sapo jam kthyer nga atje çfarë thashë.

Lëre mos e pyet. Kryeministri është famoz, kur shkon ai atje, të del para asaj audience dhe bën gjeste e gjëra sikur të ishte Suel Çela apo Safet Bajri.

Edhe ata do silleshin më mirë, më me dinjitet.

Prandaj është kuptuar se çfarë përfaqëson Edi Rama tani.

Dhe siguroj se do kuptohet çdo ditë e më shumë.

Se kishte bërë gjithçka për ët krijuar zhurmuesit rreth këtyre institucioneve. Por ja të vërtetat që do të dalin një nga një”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …