Partia Demokratike nis sot në orën 19:00 në sheshin “Nënë Tereza” fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Lideri i opozitës, Sali Berisha, do të jetë një nga folësit politikë, ndërsa tjetri që pritet të ketë një komunikim do të jetë edhe strategu i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita.
Ndërkohë që në podium pritet të ngjiten edhe qytetarët, të cilët do të rrëfejnë historitë e tyre, qytetarë të cilët vijnë nga shtresa të ndryshme.
Më 12 prill do të prezantohet programi ku kandidatët sipas një udhëzimi do të takojnë qytetarët për t’ua bërë të ditur atë.