Kryebashkiaku i Ramës dhunon drejtuesin e Federatës

Në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, një incident i rëndë raportohet të jetë regjistruar mbrëmjen së enjtes në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Sipas burimeve i përfshirë në këtë përplasje ka qenë kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Sipas raportimeve, Ndreu ka ushtruar dhunë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Franko Bushati, gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes.

Fillimisht mes tyre ka pasur një përplasje verbale, e cila më pas ka përshkallëzuar në konfrontim fizik.

Ngjarja është denoncuar pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 në Tiranë, ndërsa shkaqet e sherrit ende nuk janë bërë publike. Pritet që në vijim të dalin detaje të reja rreth këtij incidenti.

About Krye Redaktor

Check Also

Fundi i bushtrës në qeveri/ Sjell automjetet zhurmë shpërndarëse nga frika e fundit të tmerrshëm

Tritan SHEHU Rama, ne shkelje te Kushyetutes sjell automjete represioni, uje hedhese dhe zhurme shperndarese! …