230 mijë dosje presin të gjykohen, gjykatat janë shkrirë, duhen 15 vite për një vendim

Janë plot 230 mijë dosje që presin të gjykohen në Gjykatë. Shifra është zyrtare dhe tregon dramën e madhe që kanë pësuar shqiptarët me të ashtuquajturën reformë në drejtësi. Faktisht gjykatat janë shkrirë sepse pë të marrë një vendim nga gjykata do të duhen të presësh nga 15 deri në 20 vite.

Deklarata e Berishës

“Së pari ju garantoj se strategu i fushatës është një kundërshtar i vendosur, i palëkundur i politizimit të drejtësisë, apo siç e quajnë amerikanët ëepenizimit të saj, dhe se ai e ka të qartë si drita e diellit se, në rast se ka dy vende në botë ku drejtësia u politizua në mënyrë ekstreme janë SHBA dhe Shqipëria. Por vijmë ne tani këtu.

Problemi më themelor dhe që ne nuk duhet të pajtohemi kurrë është humbja e të drejtës nga qytetarët shqiptarë për të pasur një proces gjyqësor të duhur, kështu quhet.

Procesi gjyqësor i duhur kërkon detyrimit dhënien e vendimit brenda një kohe të pranueshme. Sot shqiptarët e vërtetuan, duhet të presin 15 vite për të marrë një vendim përfundimtar të një procesi gjyqësor.

Më fal, vetëm një gjë. Ju kam raportuar, ju kam përmendur disa herë 150 mijë dosje, jo. Duket se janë shumë më tepër sepse një statistikë e fundit e cila sjell dhe dosjet e gjykatave të faktit, në të cilat janë të depozituara 130 mijë dosje vetëm në gjykatat e faktit, atëherë e çon numrin e dosjeve në 230 mijë dosje.

Se këta që këndojnë këngën e kësaj reforme dhe e mbrojnë, këta shkelmojnë të drejtën më elementare të qytetarëve shqiptar.

Dy, në këtë sistem gjykatësi defakto është asgjësuar, sepse është vënë nën kontrollin policesk të prokurorit që i dërgon dosjen. Pra sot çfarë ke në drejtësi. Sot ke një prokuror që kontrollon gjykatësit dhe këta prokurorë, dhe ai Sadush që fsheh krime dhe dosje. Këta nuk përmendin njëherë që qytetari shqiptar mbeti pa proces gjyqësor.

Këta nuk kanë ndërgjegjen më minimale profesionale, se ti kur e sheh këtë katastrofë, jo politikani, por ti duhet të jesh i pari ti thuash kombit tënd dhe botës, se qytetarë këtu nuk ka një proces gjyqësor për qytetarët.

Pse unë shtrova atë? Unë shtrova atë sepse janë, e po marr prap shifrën e vjetër, janë 150 mijë familje, nuk janë pak 150 mijë familje sepse secili nga të tjerët që nuk janë aty në ato 150 mijë mund të jetë njëra prej tyre. Atëherë ku do të shkojmë ne pa drejtësinë.

I ke dëgjuar ju ndonjëherë të shtrojmë këtë problem. A e dini ju që nuk ka më gjykatë Administrative pothuaj. Do 15 vite. Kush është ai njeri që vjen të investojë në një vend ku duhet 15 vite për një vendim administrativ.

Ata që fshehin, ata shqiptarë që fshehin këtë katastrofë që u krijua, ata vetëm shqiptarë nuk janë. Mirëpo procesi gjyqësor është gjithnjë një proces shumë i rëndësishëm për ata që paraqiten për të kërkuar gjykim. Ndaj dhe unë, këtë konsideroj emergjencën e emergjencave.

Kurse, politizimin e saj, është i faktuar, e kemi faktuar me 3 rezoluta. Politizimi i saj, jo rastësisht, nuk ka rastësi më, dy dëgjesa javën që kaloi, nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë. Njëra në Këshillin e Europës, unë me dy grupe parlamentare kryesore, ku paraqita të gjitha aspektet anti demokratike, të sistemit të sotëm të drejtësisë, përveç të tjerash, hiringu përveç këtij, u bë dhe hiring, me një vendim të jashtëzakonshëm sepse nuk bëhet hiring në këtë kohë që është, kanë një kod ata.

E dini pse e bënë hiring ata, sepse normalisht nuk bëhet, se Edi Rama thotë më ndërhytë, por e bënë sepse e panë se ai nuk ka adresuar asnjë nga rekomandimet themelore të OSBE-ODIHR të zgjedhjeve të mëparshme. Po të ua lexoni diskutimet, ata i përmendin dhe u referohen atyre raporteve.

About Krye Redaktor

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …