Gazetari jep detaje nga afera: “4-AM”, kompania “fantazmë” e fotovoltaikëve të Ballukut

Gazetari i Syri tv, Julian Hoxha, njëkohësisht ideator i emisionit investigativ ‘Plug’ ka dhënë më shumë detaje nga Kompania ‘4-AM’, e krijuar nga krahu i djathtë i Belinda Ballukut tek Aviacioni Civil, Maksim Et’hemaj, bashkëpunon ngushtësisht me kompanitë e tjera ‘5B’ të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku dhe ‘5D’ e Bashkisë së Tiranës.

4-AM, thekson Hoxhaj, ka përfituar leje për parqe voltaike, të lëshuara nga Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, dhe që më pas në mënyrë të dyshimtë ka bashkëpunuar me 5B-5D.

Sipas Hoxhajt, kompania e ngritur nga babai i ish-drejtorit të IKT, Redi Molla ‘ushqehej’ përmes tendrave publikë të Bashkisë së Tiranës, që kapin vlerën e 13 milionë eurove.

Për Hoxhajn, skema 5D dhe 5B, janë skema të mirë-menduara shtetërore të ngritura në zyrat e PS, me qëllim që fondet publike të kanalizoheshin te pushtetarët.

“Është vijim i investigimit të familjarëve të drejtorit të aviacionit civil që përmes familjarëve të tij ka përfituar leje për parqe fotovoltaike nga Balluku. Kompania e familjarëve të Maksim Et’hemaj, ishte e lidhur nga një tjetër kompani që është suporti kryesor nga pikëpamja financiare për parkun fotovoltaik.

Publikimi nga Plug, hedh dritë mbi këtë kompani 4AM, një nga përfituesit kryesore i tenderave të qeverisë. Në periudha të ndryshme kjo kompani ka pasur bashkëpunime të dyshimta. 5B e 5D, kompani të ndërlidhur me këtë kompani, ka pasur për një kohë edhe babin e ndjerë të ish drejtorit të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, ka qenë aksioner. I biri i tij drejtor i UKT, Redi Molla i jepte tendera kompnisë 4AM, nga të dhënat rezulton që këto kompani të ndërlidhura kanë marrë 13 mln euro nga Bashkia e Tiranës.

Skema që ne kemi denoncuar, me 5D e 5B, është e mirëmenduar shtetërore në zyrat e PS. S’ka qenë rastësi, por bashkëpunim dhe ideim i kësaj skeme që fondet publike të kanalizoheshin te pushtetarët“, tha Julian Hoxha.

About Redaksia

Check Also

Ka vetëm një rrugë për Edi Ramën! Të largohet!

Nga Belind KËLLIÇI Edi Rama shënoi sot një nga kulmet e arrogancës ndaj publikut dhe …