Berisha: Do ta bëjmë Ramën të njohë PD-në e vërtetë

Ish-Kryeminisri Brisha tha sot se demokratët do ta bëjnë Ramën që të njohë PD-në e vërtetë.

“Në një hark të shkurtër kohor shoqëria shqiptare pa dy kuvende. Ndoqi dhe pa Kuvendin e partisë qeverisë. E kam denoncuar këtu para jush dhe përsëri e denoncoj, po ta krahasosh me Kuvendin e 30 prillit, ngjante si një Kuvend i Cosa Nostra-s, në të cilin ju dhe mbarë shqiptarët konstatuat, apo dëgjuat si program, si pikë kryesore të programit, si çështje themelore të Shqipërisë, jo varfërinë dhe mjerimin, jo korrupsionin dhe krimin, jo rrogat e ulëta dhe krizën që po përpin shqiptarët, por drogën dhe vetëm drogën, si kurorë e narkoshtetit.

T’ia kishte shkruar presidenti i Cosa Nostra atë fjalim, nuk mund ta shkruante ndryshe. Përveç kësaj, çështja e dytë madhore e Kuvendit të partisë siçiliste, ishin hanxharët, shpalli SPAK-un si hanxhar të partisë.

Ju jeni të rinj, por ju garantoj se një trajtim të tillë të Prokurorisë publikisht nuk ia bënte as kryexhelati i shqiptarëve në histori, babai shpirtëror i Edi Ramës, Enver Hoxha.

Kurse, në Kuvendin e demokratëve, ju patët rastin të dëgjonit të flitet për lirinë, për votën e lirë, patët rastin të njihnit shtyllat kryesore të programit të kësaj partie, për t’i dhënë fund narkoshtetit në Shqipëri.”-tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply