Berisha: Vendi i deputetëve është tek shumica, do bashkohen me PD

Berisha tha sot se vendi i deputetëve është në Partinë Demokratike dhe ata janë deputetë të kësaj partie.

“Nuk mundet kurrë që një deputet, dy deputetë, por dhe askush të mund të mbajë peng me platforma të marra në zyrat e qeverisë një forcë politike qeveritare.

Deputetët, për ata të cilët duan të analizojnë në mënyrë objektive, në parlament dhe në shumicë janë përfaqësues të shumicës, shumicës së popullit opozitar që i ka votuar.

Në këtë popull opozitar janë edhe shumica e anëtarësisë së PD në atë zonë. Vendi i tyre është me shumicën dhe vetëm me shumicën.”-deklaroi Berisha.

Më tej lideri i PD shtoi se për çdo demokrat dhe çdo kundërshtar, 6 marsi ka meritën e përcaktimit të shumicës.

Jo në një sondazh, por dal vivo në shoqërinë shqiptare. Deputetët e PD do i bashkohen shumicës. Nuk mund të them se çdonjëri prej tyre, por në tërësi shpreh bindjen se pas Kuvendit të 30 prillit, edhe shumuca dërrmuese e tyre do i bashkohen PD-së.”-tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply