Kreu i Komisionit të Prokurimeve, Myzyri i Ballukut thirret në SPAK

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur në orët e para të ditës së sotme në Prokurorinë e Posaçme

Megjithëse nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet e kësaj séance pyetjesh që është e treta në radhë në pak kohë, mendohet se temë e dëshmisë do të jenë prokurimet e firmosura nga ky i fundit.

Herën e dytë që ishte i thirrur në SPAK, Myzyri kur doli me fytyrë të vrenjtur, nuk pranoi të bënte asnjë deklaratë për mediat.

Drejtuesi politik i PD për Fierin, Gazmment Bardhi ka denoncuar Ballukun dhe zyrtarët e saj për blerje votazh dhe shantazh te votuesit. Gjithsesi mbetet për t’u mësuar më konkretisht gjatë orëve në vijim mbi dosjen konkrete që po hetohet nga SPAK.

About Redaksia

Check Also

Miliona euro për ndërtim dhe mbushje gropash, rruga Tiranë-Durrës në gjendje skandaloze

Segmenti rrugor nga Tirana në Durrës është kthyer në makthin e përdoruesve të saj. Automjetet …