Studentja Stefania Tushi, në takimin elektoral që PD-ASHM zhvilloi në Korçë, tha se çdo i qytetar shqiptar e ka për detyrim që të çlirojë vendin nga ‘neokomunizmi’.
Ajo tha se PD është e vetmja forcë politikë në vend që i hap rrugë dijes, punës dhe dinjitetit.
“Jam duke studiuar në Selanik të Greqisë në degën e Kimisë dhe mezi po pres të kthehem në Korçën tonë, ku shumë të rinj të tjerë jashtë vendit nuk e kemi humbur shpresën. Sepse shpresa është këtu mes nesh, sepse për këtë gjë jam këtu për të hapur këtë fushatë me PD, me forcën që beson tek rinia. Që i hap rrugë dijes, punës dhe dinjitetit shqiptar.
Ndaj është detyrim për të çliruar atdheun nga ‘neokomunizmi’ dhe jam e bindur që këtu në Korçën e dijes dhe të kulturës në 11maj do të hidhet guri i parë i themeleve të forta dhe të palëkundura për një ‘Shqipëri Madhështore’. Ne bijtë, nipërit dhe mbesat do të votojmë masivisht për PD dhe Aleancën Madhështore”, tha Tushi.