“Përbindëshi” i betonit tek “Emin Duraku”/ Prindër, nxënës e qytetarë kundër projektit mafioz

Banorë të tre pallateve ekzistuese pranë shkollës 9-vjeçare ‘Emin Duraku’ në Tiranës, stafi pedagogjik dhe nxënës të kësaj shkolle u janë drejtuar me një letër publike, kandidatëve për deputetë të Qarkut të Tiranës, të bëhen pjesë e protestës së tyre, të enjten e 24 prillit, për të parandaluar atë që e cilësojnë si ‘krim mjedisor’ dhe që po u cenon rëndë jetën dhe sigurinë publike.

Në letër, thuhet se leja për projektin për ndërtimin e pallatit 16-të kat, ngjitur me shkollën, jo vetëm që është dhënë në kundërshtim me çdo standard sigurie dhe logjike urbanistike, por pas projektit fshihen lidhje klienteliste, nepotike dhe politike, të dokumentuara gjerësisht nga banorët denoncues.

Sipas tyre, si pasojë e këtij projekti që ka nisur të ndërtohet pavarëisht protestave prej marsit, jeta dhe siguria e banorëve, nxënësve dhe mësuesve është me rrezik të lartë, për shkak të gërmimeve të thella në një truall të kufizuar.

Letra Publike

Drejtuar të gjithë kandidatëve për deputetë të qytetit të Tiranë

Tiranë, 22  Prill 2025

Të nderuar kandidate dhe kandidatë për deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,

Ne, banorët e tre pallateve përreth shkollës 9 vjeçare “Emin Duraku”,  si dhe prindërit e qindra nxënësve dhe stafi pedagogjik i kësaj shkolle, ju drejtohemi me këtë thirrje të hapur për t’u përballur së bashku me një krim urban që po merr formë në zemër të kryeqytetit: ndërtimi i një kulle 16 katëshe me katër kate parkim nëntokë, mes banesave tona dhe në afërsi të menjëhershme të shkollës Emin Diraku.

Çfarë po ndodh?

Leja e ndërtimit është dhënë në kundërshtim me çdo standard sigurie dhe logjike urbanistike, vetëm pesë metra larg pallateve dhe ngjitur me oborin e shkollës, dhe nga klasat ku mësojnë fëmijët tanë.

Punimet kanë nisur më 29 Mars 2025, pavarësisht protestave të vazhdueshme të banorëve, si dhe prindërve të nxënësve.

Pas projektit fshihen lidhje klienteliste, nepotike dhe politike, të dokumentuara gjerësisht në materialet që do t’ju  vëmë në dispozicion.

Çfarë rrezikohet?

Jeta dhe siguria e banorëve, nxënësve dhe mësuesve, për shkak të gërmimeve të thella në një truall të kufizuar.

Integriteti struktural i pallateve ekzistuese dhe i godinës së shkollës.

E drejta e qytetarëve për një mjedis të sigurt, transparencë dhe zhvillim të drejtë urban.

Thirrja jonë publike

Ne ju ftojmë të Enjten, më 24 Prill 2025, ora 17:00, në sheshin mes tre pallateve pranë shkollës “Emin Duraku” :

Për të dëgjuar zërat e banorëve, prindërve dhe mësuesve që preken drejtpërdrejt.

Për të parë nga afër kantierin  e ndërtimit  – një krim urban  dhe me pasoja  për jetën  dhe sigurinë tonë.

Për të shprehur publikisht qëndrimin tuaj për:

Pezullimin e menjëhershëm të punimeve derisa çështja të vlerësohet nga gjykata civile dhe gjykata e SPAK u;

Anulimin e lejes së ndërtimit të dhënë  jahstë  cdo norme urbaniztike  dhe standarti europian kundër interesit publik duke favorizuar interesat e dy tre individëve

Revokimin ose rishikimin e kuadrit ligjor që lejon vendime arbitrare të KKT së në dëm të interesit publik;

Rikthimin e truallit në funksion publik (hapësirë e gjelbër / kopësht komunitar).

Për  të nënshkruar  një angazhim moral e politik për të mbrojtur sigurinë, ligjin dhe interesin publik mbi interesat e ngushta klienteliste dhe korruptive.

Të nderuar kandidatë për deputetë

Kjo lejë ndërtimi është dhënë  në Maj të vitit të kaluar një , një kompanie  ndërtimi  që është themeluar  më 2023 dhe ka kapital vetëm 1000 euro.  Firma  e ndërtimit ka pritur një vit, në mënyrë që të përurohet shkolla e re Emin Duraku për të filluar ndërtimin sapo nisi fushata elektorale , ku vëmëndja e autoriteteve dhe institucioneve është e pakët.

Kjo lejë ndërtimi është dhënë me 2024 .Megjithëse me një vendim gjyqësor të  formës së prerë të vitit 1999, është refuzuar ndërtimi I një pallati katër katësh. Dhe tani pas njezet e pesë vjetësh jepet lejë ndërtimi për 16 kate megjithëse asnjë prej kushteve  për të cilat  më 1999 u rëzua dhënia e lejës për  katër kate, nuk ka ndnryshuar.

Në jemi të vendosur të cojmë  në gjyq  dhe aktualsiht po përgatisim  padinë për në spak për cdo institucion  dhe zyrtar por edhe për cdo  përfaqësues të kompanisë së ndërtimit  që ka thyer ligjin dhe rregullat.

Prej tre ditë kompania e ndërtimit ka ndërprerë furnizimin me ujë si dhe ka shkatëuar sistemin e ujërave të zeza ndërsa policia e shtetit nuk u përgjigjet thirrjes se banorëve ndërsa vijon punimet deri në mesnatë

Të nderuar kandidatë për deputetë,

Rasti I këtij krimi urban në zemër të Tiranës, është një mundësi e mirë për të gjithë ju, që të bëheni bashkë, qoftë edhe njëherë të vetme  dhe të mbështesni interesin publik.

Ju presin në datën 24 Prill ora  17.00 , ju kandidatëve për deputetë, si dhe përfaqsues të të gjithë medias dhe  organzatave të të drejtave të njeriut.

Me respekt

Banoret e tre pallateve dhe prindër të nxënësve të shkollës ‘Emin Duraku’

About Redaksia

Check Also

Berisha: Paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i përbashkët i të gjitha forcave të opozitës! Ta shohim çfarë ka ndryshuar për Tom Doshin se dje ishte në Skap

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, paketa e reformës zgjedhore do jetë fryt i …