Berisha: Kabineti ynë do jetë me përfaqësim mbarëkombëtar të shqiptarëve në Shqipëri, diasporë dhe kudo që janë

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, theksoi se, programi i PD-së është një mundësi për çdo çift të ketë një çati mbi kokë.

Ai garantoi se ky program do të bëhet realitet, duke ofruar mbështetje financiare dhe ulje të taksave për ndihmën në strehimin e shqiptarëve.

“Fatmir, të përshëndes njëherë në radhë të parë.

Kabineti do jetë një kabinet me përfaqësim mbarëkombëtar të shqiptarëve në Shqipëri, diasporë dhe kudo që janë.

Natyrisht kabinet në hije në Europë paraqesin vetëm konservatorët britanikë, që janë edhe tradita më e vjetër konservatore në Europë.

Kabineti ynë do shpallet pas fitores së 11 Majit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Këto ditë dhe orë që kanë mbetur duhet të shndërrohemi në misionarë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Fieri ka kërkuar impenjim nga të gjithë në …