Kryeministri Edi Rama ka injoruar thirrjen e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky për të mos lejuar turistët rusë të pushojnë në Shqipëri gjatë sezonit të verës.
Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama tha se turistët rusë nuk do të pengohen të frekuentojnë plazhet tona.
Ai shtoi se nuk ka një vendim të linjëzuar nga BE-së dhe për rrjedhojë do të vazhdojë ashtu sikurse ka bërë çdo vit tjetër lidhur me këtë çështje.
“Vendimet tona janë të linjëzuara me BE-në dhe përsa kohë nuk ka një vendim të linjëzuar të BE-së, atëherë do të vazhdojmë në të njëjtën rrugë si vendet e shkuara. Nëse do të ketë vendim nga BE-ja atëherë edhe ne do të linjëzohemi. Do të japim ndihmë monetare për Ukrainën”, u shpreh Rama.