Berisha takon kryeministrin kroat, Plenković: Fokus te zgjedhjet e 11 majit dhe forcim i bashkëpunimit

Gjatë Kongresit të Partise Popullore Evropiane në Valencia, u zhvillua një takim bilateral mes kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Sali Berisha, dhe Kryeministrit të Kroacisë, z. Andrej Plenković.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të përzemërt dhe me pjesëmarrjen edhe të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, z. Gordan Grlić Radman, si dhe Ministres së Kulturës dhe Medias, znj. Nina Obuljen Koržinek.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet politike në Shqipëri, sfidat që vijnë nga regjimi aktual, si dhe zgjedhjet e ardhshme vendore të 11 majit. Kryeministri Plenković dhe delegacioni kroat shprehën mbështetjen për proceset demokratike në Shqipëri, dhe vlerësuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit politik dhe institucional ndërmjet forcave të qendrës së djathtë në rajon.

Palët riafirmuan angazhimin për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe, me theks të veçantë në fushat e diplomacisë, kulturës dhe integrimit evropian, në funksion të forcimit të lidhjeve mes dy vendeve dhe përparimit të interesave të përbashkëta.

About Redaksia

Check Also

SHBA avancon me Ambasadorin e ri/ Raporti i plotë që ka mbërritur në Senat

Pak ditë pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump, nominoi Eric P. Wendt për ambasador në …