Erica Mazzeti: Shqiptarët në Itali të votojnë të gjithë për Sali Berishën, që të keni mundësinë për të krijuar ‘Shqipërinë Madhështore’

Fjala e deputetes italiane, Erica Mazzeti në Kurbin

Jeni shumë, jeni të bukur, keni një energji të madhe, energjinë e duhur për të fituar Partia Demokratike e Shqipërisë. Është një emocion shumë i bukur të shohësh kaq të rinj, gra, fëmijë, këtu për një betejë të përbashkët, betejën e fitores.

Duhet të besojmë të gjithë, siç na ka mësuar presidenti ynë, Silvio Berluskoni, sepse kush beson, lufton dhe fiton.

Duhet të fitojmë që të gjithë të kenë dinjitetin e tyre, fitime më të larta, pensione më të larta, shëndetësi të barabartë sepse shëndetësia duhet të jetë për të gjithë, në mënyrë të lirë dhe demokratike.

Të kemi më shumë infrastrukturë, të zhvillohen qendrat, por edhe periferitë.

Për të gjithë duhet të kemi më shumë liri, më shumë demokraci. Ju jeni një popull me punëtorë të mëdhenj, me njerëz me zemër, mendje të mëdha, dhe me duar me të cilat mund të aftë për të bërë gjëra të mëdha për këtë vend, por jo vetëm.

Gjithë botës i keni treguar se jeni një popull i jashtëzakonshëm.

E di sepse, edhe në Itali e keni treguar.

Në 1991 kur keni ardhur, ju kemi pritur krahëhapur dhe ju i keni dhënë vendit tonë shumë, sepse e keni treguar se jeni punëtor, njerëz të mirë dhe luftëtarë të mëdhenj.

Vazhdoni kështu.

Silvi Berluskoni ju ka dashur gjithmonë, sepse jeni një popull i madh dhe ai gjithmonë ka pasur të drejtë. Dhe unë besuar tek ai, jam këtu me ju dhe e kuptoj se ai kishte të drejtë gjithmonë.

Tani të gjithë ju keni në dorë këtë fuqi të madhe, fuqinë për të dalë dhe për të votuar në 11 maj dhe të votoni për gjënë e drejtë, atë që do të ju japë demokraci, liri, më shumë shëndetësi, më shumë infrastrukturë, më shumë arsim, por mbi të gjitha dinjitet dhe një mirëqënie për të gjithë ju.

Me kaq gra dhe burra në listë, zv/kryetari i Parlamentit këtu përballë meje, që ka dhënë një kontribut të madh për opozitën. Një mik i madh i joni për shqiptarët dhe italianët dhe ka bërë të mundur që Forza Italia që të afrohet popullit shqiptar, Doda.

Dhe më pas ai, një njeri i madh, një politikan i madh, një profesionist i madh, që ka bërë gjëra për shumë vjet, ju mund të zgjidhni në mënyrën e duhur, një president i madh.

Ju të gjithë sa jeni këtu, keni dhënë mbështetje të madhe, sepse Berisha duhet të fitojnë dhe do të fitojë në këtë vend.

Jemi një familje e madhe, italianë e shqiptarë, së bashku, perëndimor. Duhet të jeni bashkë me ne, pjesë e familjes së madhe të Partive Popullore Europiane.

Duhet që me ne të bëheni pjesë e kësaj familje të madhe dhe së bashku të ndryshojmë ato gjëra që nuk shkojnë në Europë dhe duhet të japim edhe kontribute të mëdhenj për vende të rëndësishme, si Italia, Shqipëria, dhe të bëjmë Europën një kontinent të madh, një Europë të lirë, demokratike duke përfshirë edhe mirëqënien.

Kjo është forca jonë, kjo është Forza Italia, kjo është Partia Demokratike dhe kjo është fitorja e të gjithë juve, prandaj kijeni parasysh, shkoni të gjithë për të votuar.

Mbi të gjitha, gjatë kësaj jave bindni miq, të afërm që të shkoni e të votoni të gjithë së bashku, Sali Berishën.

Këto dy ditë në Shqipëri, ishin shumë të bukur. Kam takuar një popull të madh, dhe kur të kthehem në Itali do të punoj sërish për ju, sepse unë dua të kem një vend fqinj mik, të lirë dhe demokratik.

Dhe është detyra ime si parlamentare italiane, si qytetare italiane, qytetare evropiane, për të bindur të gjithë bashkëqytetarët tuaj që sot janë në Itali dhe që mund të votojnë, duhet të shkojnë të votojnë dhe të votojnë për Sali Berishën.

Duhet që falë Sali Berishës dhe Partisë Demokratike që të ketë shumë deputete e deputet, të bëjmë të mundur që shumë emigrantë të kthehen në vendin tuaj dhe të krijoni ‘Shqipëria Madhështore’.

Tani është momenti juaj, keni një mundësi të madhe të dielën, bindni njerëzit, shkoni e votoni, votoni dhe çlironi Shqipërinë.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Zegjineja në majë të Thanës/ Berisha: Rama sillet si diktator, nuk lejon kandidatët në debat! Forca jonë është programi

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një takim shtabin elektoral në Vlorë, theksoi se forca …