Kreu i PD Peqin: Mos lejoni që apatia apo përfitimet për një vend pune, t’iu ndalojnë për të votuar!

Kryetari i Degës së PD, Peqin, Armand Kurti në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në këtë qytet u shpreh se Peqni është tkurrur ndjeshëm në rang popullsie, duke bërë që të braktiset nga qytetarët e tij.

Shkak për këtë, theksoi Kurti, është mungesa e investimeve dhe mundësia e një jetë më të mirë, në qytetin e vogël në zemër të Shqipërisë, ashtu sikurse një pasojë e një arrogance qeverisëse që mendon vetëm si të pasurohet.

Kurti u kërkoi jo vetëm qytetarëve të Peqinit të votojnë më 11 maj ndryshimin, por të gjithë shqiptarëve, pasi me PD në pushtet dhe si forcë udhëheqëse, Shqipëria do të njohë zhvillim dhe më shumë investime në infrastrukturë, arsim e shëndetësi, ashtu sikurse mbështetje për fermerët e blegtorët.

“Peqini s’është thjesht qyteti i vogël, është zemra e familjeve të ndershme që punojnë me sakrificë për të jetuar. Peqini vijon e braktiset. Më 2011 ishin 26 mijë banorë, më 2023 ishin 16 mijë banorë, ne kemi humbur rreth 40%  të popullatës së Peqinit.

Në një qytet pa investime, ku ka më shumë kompani ndërtimi të drejtuesve të bashkisë se sa inxhinierë të bashkisë. Mungon tregu dhe grumbullimi i vajit të ullirit.

Të rinjtë largohen nga Peqini, pasi nuk shohin mundësi. Është pasojë e një qeverie që mendon për veten dhe një administrate që i shërben partisë shtet. Beteja për një Shqipëri që secili meriton të jetojë. PD vjen me vizion e program të qartë. Mbështetje për fermerët, arsim, shëndetësi dhe që u shërben interesave të qytetarit dhe jo konjekturave të kryetarit të partisë. Zgjedhjet po vijnë, janë mundësi për ne. Mos lejoni që apatia apo përfitimet t’ju ndalojnë për të votuar të ardhmen tuaj. Të jemi ne zëri i ndryshimit dhe ta bëjmë PD forcë fituese, votoni ndryshimin më 11 maj”, tha Kurti.

About Redaksia

Check Also

“Zjarri në Elbasan i qëllimshëm”/ Gazetari: Duan të fshehin 150 milion euro…

Gazetari, Enton Abilekaj, ka deklaruar se zjarri në Elbasan në një fushën e mbetjeve është …