CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

LaCivita paralajmëron Ramën: Dëgjoje mirë thirrjen e “bufit”

Kryestrategu i fushatës së opozitës shqiptare, një nga figurat kyçe që qëndron pas fitores së presidentit Donald Trump në SHBA, ka bërë një tjetër ndërhyrje të spikatur në rrjetet sociale. Kësaj here, ai ka publikuar një poezi me titull ‘Pëshpërima e Bufit’, një përgjigje ironike ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili prej kohësh e ka quajtur Sali Berishën, liderin historik të opozitës, me nofkën ‘buf’. Frymëzuar nga poezia ‘The Owl’ e Edward Thomas, krijimi poetik kthehet në një mjet thumbues, por të rafinuar, për të kthyer simbolikën e bufit nga një përqeshje politike në një emblemë urtësie, vigjilence dhe qetësie shpirtërore. Në vargjet e tij, bufi përshkruhet si një vëzhgues i mençur që sheh përtej sipërfaqes, një figurë që ruan kujtesën dhe të vërtetën në një botë zhurmash dhe mashtrimesh. ‘Dëgjoje mirë thirrjen e bufit’, shkruan ai, duke i dhënë një nuancë paralajmëruese mesazhit të tij. Me këtë lëvizje, kryestrategu e pozicionon figurën e Berishës jo si të kaluar, por si kujdestar të heshtur të kohëve të vështira.

About Krye Redaktor

Check Also

Marshi i fitores së Berishës nga Tropoja në Mirditë: Në 100 ditët e para zhdukim varfërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës në Has, ka dhënë …