Kapitullimi/Rama pranon se PD do të fitojë si në ’92 me 11 maj, deklarata…

Rama ka kapitulluar. Ai  po e pranon edhe vetë këtë fakt edhe në monologjet e tij me njerëzit, që i eksporton sa në një qytet në një tjetër, ai po e shfaq hapur këtë kapitullim.

Në takimin e sotëm në Pogradec ai e krahasoi situatën e sotme elektorale me atë të vitit 1992. Ai u bëri thirrje njerëzve të tij që më mirë të mos votojnë fare sikurse bëri ai në vitin 1992 kur nuk votoi PD-në.

Në fakt, në vitin 1992 shqiptarët nuk bënë ashtu sikurse tha Rama dhe votuan në mënyrë plebishitare PD-në, ashtu sikurse tani, Ramën nuk e dëgjon më askush dhe shqiptarët do të përsërisin vitin 1992.

Atëhere rrëzuan diktaturën komuniste, tani do të rrëzojnë diktaturën e Rama-Soros—Mafia.

Deklarata e Ramës

Për këtë pasaportë, babai dhe nëna jote votuan për një maskara si Edi Rama, por ama pasaportën ta dhamë. Po e them për demokratët, mo. Se fjalën e mirë nuk e thonë ata, po punë e madhe, gjithsesi të votojnë për pesën.

Nëse nuk e kapërcejnë këtë fare, atëherë të bëjnë atë që bëra unë në mars të ’92-shit: mos të venë fare të votojnë. Se, me thënë të drejtën, unë nuk votoja dot për bufin, të them të drejtën, se ja kam ndjerë erën që kur e kam parë në ‘Qytet Studenti’.

Se kush nuk voton, i hap rrugën shumicës. Kështu është rregulli. Le ta bëjmë kështu: mos të votojnë fare. Të çohet burri i botës që në mëngjes të vishet si për dasmë dhe të hidhet në kënetë, nuk e di si mund të bëhet kjo. Demokratët e zakonshëm duhet të bëjnë dhe një sevap. Jo demokratët çyryk, që marrin bufin me tendë. Bufi rri lart mbi kënetë, ata janë poshtë. Një person i lashtë, i dëshpëruar, i pashpresë dhe që ka rrëshqitur. Nuk është në metro.”tha Rama.

 

 

About Krye Redaktor

Check Also

Kryeprokurori italian, Nicola Gratteri: Kullat e Tiranës, pastrimi i parave të mafies!

Bumi i ndërtimeve dhe ngritja e pandalshme e kullave në Tiranë kanë ngritur prej kohësh …