Brenda 100 ditëve të para minimum jetik 200 euro për çdo shqiptar

Peka: Për sa ditë të qeverisë së tretë të Sali Berishës, shqiptarët do të jetojnë më mirë?

Berisha: Për 100 ditë! Sepse për 100 ditë do të vendoset minimumi jetik dhe secili shqiptar që firmos sot për pensione minimale apo ndihma sociale, do të firmosë për 200 euro, çdo shqiptar që firmos sot për rrogë minimale 400 euro, do të marrë 500 euro brenda 100 ditëve. Çdo shqiptar me rrogë të ulët dhe me pensione, do të marrë ‘Kartën e Konsumatorit’, çdo shqiptar do të ketë listën italiane të rimbursimeve të ilaçeve dhe jam betuar dhe do ta bëjë. Do ta marrë listën e Italisë me rradhë. Italinë do marr për ilaçet. Do e marrë dhe do e vendos në Shqipëri. Do e vendos ligjin siç ishte për ilaçet që nuk do të ketë ilaç në Shqipëri që nuk shitet të paktën në dy vende të BE.

Tjetër, nafta. Kur ti e taton litrin e naftës 1,1 euro për litër dhe ia merr qytetarit në xhep atë, atij që ka makinë dhe atij që s’ka makinë, se këta e paguajnë në mallra, atëherë ti bën një akt të papërgjegjshëm.

Kosova e merr naftën në Durrës e çon në Prishtinë dhe e shet 40-50% më lirë se këtu. Kjo merr fund brenda 100 ditëve. Shqiptarët do ta blejnë naftën 40% më lirë.

About Krye Redaktor

Check Also

Geci: Përballë kemi pushtetin dhe krimin, kanë uzurpuar institucionet!

Anëtari i departamentit ‘Brain Gain’, Marjan Geci, e cilësoi referendumin e së shtunës, një model …