Berisha: Ambasada e SHBA, në kontakte non stop me ne!

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, Partia Demokratike ka pasur kontakte të vazhdueshme me Ambasadën e SHBA në javët e fundit, ku është folur ekskluzivisht për zgjedhjet e 11 majit.

“Kontaktet e ambasadës me opozitën, kanë qenë non stop, dhe me temë zgjedhjet. Ka një interes absolut të tyre për një proces të rregullt zgjedhor dhe e kanë përcjellë në takim me përfaqësuesit tanë”, tha Berisha në A2 CNN.

I pyetur për mesazhin e fundit të publikuar nga llogaria e mbasadës në rrjetet sociale, Berisha u përgjigj: “Ka publikuar një qëndrim të zv.presidentit JD Vance, ku thotë, “mos kini frikë nga vota”, siç ka Edi Rama”.

About Redaksia

Check Also

Protesta madhështore/ Rama ik në paqe!…

Shqiptarët janë bërë bashkë si kurrë më parë. Protesta e sotme ka qenë e përmasave …