Probleme në një QV në Vithkuq, mungon shiriti i sigurisë! Policia nuk e merr në dorëzim

Në qytetin e Korçës, ku po bëhet shpërndarja e materialeve zgjedhore në 104 QV, është konstatuar një problem në Qendrën e Votimit 41/70 në Vithkuq. Sipas informacionit, mungon shiriti i sigurisë që vendoset te dera e qendrës së votimit.

Ndërkohë, materialet zgjedhore janë dorëzuar në këtë qendër votimi. Burime të besueshme bëjnë me dije se policia nuk po merr qendrën e votimit në dorëzim dhe se pritet që KZAZ të kryejë verifikimet përkatëse dhe të menaxhojë situatën sipas rregullores.

About Redaksia

Check Also

Haremi në burgjet e sigurisë së lartë/ Bandat e Ramës festojnë me alkool dhe drogë

Një video-skandal brenda një burgu të sigurisë së lartë është publikuar së fundmi ku dëshmohet …