Blerja e votës/ Noka Rama e ka vendin në burg!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në një postim të fundit në Facebook, ka bërë thirrje të fuqishme kundër blerjes së votave dhe abuzimeve me pushtetin.

Ai ka denoncuar atë që e quan një përpjekje të qeverisë për të blerë pushtet me paratë që janë marrë nga taksapaguesit, duke u bërë thirrje qytetarëve të rrëzojnë këtë sistem dhe të japin fund manipulimeve të tilla me votën.

Noka e ka shprehur qartë se Edi Rama duhet të përballet me drejtësinë dhe se fushata e tij për të blerë vota do të dështojë, duke e cilësuar atë si një “maskaradë” që po dëmton demokracinë në Shqipëri.

Postimi 

Blerja e votës ju blen 4 vite jetë. Rrëzojini këta maskarenj që duan të blejnë pushtet me paratë që ju vodhën! #Rama e ka vendin në burg. Do shkojë te lali i vet. Jepini fund me votë!

About Redaksia

Check Also

Protestë e dhe në SHBA, mijëra shqiptarë në New York: Edi Rama, o hajdut!

Nga New Yorku Beqir SINA Vala e protestave qytetare që ka përfshirë Shqipërinë ka gjetur …