Probleme në një QV në Vithkuq, mungon shiriti i sigurisë! Policia nuk e merr në dorëzim

Në qytetin e Korçës, ku po bëhet shpërndarja e materialeve zgjedhore në 104 QV, është konstatuar një problem në Qendrën e Votimit 41/70 në Vithkuq. Sipas informacionit, mungon shiriti i sigurisë që vendoset te dera e qendrës së votimit.

Ndërkohë, materialet zgjedhore janë dorëzuar në këtë qendër votimi. Burime të besueshme bëjnë me dije se policia nuk po merr qendrën e votimit në dorëzim dhe se pritet që KZAZ të kryejë verifikimet përkatëse dhe të menaxhojë situatën sipas rregullores.

About Redaksia

Check Also

Denoncimi i të riut protestues/ U torturova në Komisariatin 1 nga Roki Pepa dhe Ervin Hasrama

Protestuesi Enea Gjondedja ka përgënjeshtruar policinë pas një deklarate të kësaj të fundit se ai …