Noka: Verdikti është në duart tuaja, vendosni për të ardhmen!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e sotme. Pas votimit, ai dha një deklaratë për mediat pranë qendrës së votimit.

Noka u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dalin masivisht në votime për të vendosur mbi të ardhmen e vendit. Ai theksoi se fati i Shqipërisë është në duart e qytetarëve dhe jo në duart e askujt tjetër. Sipas tij, vota është mënyra për t’u shkëputur nga e kaluara 12-vjeçare e errët dhe për të sjellë ndryshimin.

Një thirrje kam për çdo qytetar të këtij vendi, dilni votoni.

Fati i juaj dhe i vendit tonë është në duart tuaja dhe në duart e askujt tjetër.

Dilni masivisht në votim e për të ndryshuar këtë realitet.

Masivisht për të ushtruar verdiktin tuaj, të drejtën tuaj, masivisht për të vendosur për qeverisjen e nesërme dhe për t’u shkëputur nga e sotmja dhe e kaluara 12-vjeçare e errët e Shqipërisë.

Dilni në votime, ndryshimi është në duart tuaja”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Ka mungesë vullneti politik nga PS për të çuar përpara integrimin!

Deputetja e PD, Joroida Tabaku ka reaguar ne seancën e kuvendit duke hedhur akuza ndaj …