Nga Ilir LEVONJA
Nuk keni humbur ju, ka humbur Shqipëria. Ishte fushata dhe ringritja më e madhe historike, më normalja që i kishte hije një fushate vërtetë demokratike, një ringritje pas kaq e kaq kohësh përsekutim social, burgosje, telendisje etj., u pa rishtas një program politik për rimkëmbjen e vëndit, u pa një opozitë e qartë bashkëhore, ku qoftë edhe një 80-vjeçar dha modelin se si mund të ringrihet individi.
Mos e ulni kokën se nuk humbët ju, humbën në radhë të parë të gjithë prindërit e braktisur, ata që rrojnë me lëmoshat e fëmijëve, që flasin me nipërit e mbesat nëpërmjet mesenxherit pasi u dhëmbin kryqet. Humbën bujqit paradoksalë që për gjithë kohën ankohen për mungesë subvencionimi dhe treg shitje etj. Dhe po ashtu paradoksalisht pronarë tokash, por ia japin votën xhandarit të së majtës. Me të majtën duhet të jenë punëtorët, mirëpo në Shqipëri janë pronarët. Paradoks apo jo? Po kjo është Shqipëria e Ramës dhe e Noizit.
Mos e ulni kokën se po paradoksalisht u shkërdhye edhe Tirana, zyrat e Gestapos vepronin ashiqare, kapuçonë, çanta shpine etj… megjithatë televizionet kombëtare transmetonin Dashuri e hidhur. Mos e ulni kokën se nuk kishit përpara një makineri elektorale të qeverisë, me një fjalë kundër, kishit kundër pushtetin e shtypit, (90% e studiove i paragjykuan sa deshën kandidatët e opozitës, programin, por askush prej tyre nuk hetoi sikur një rast flgrant vjedhje, manipulimi, apo indimidimi.
Të gjithë u pajtuan me modelin demokraci pa debat televiziv. Dhe a edini përse, pasi regjimi u paguan qeranë e godinës, u paguan dritat, u jep rroga të majme, kurse ju prisni pasaportën europiane.), kishit kundër pushtetin e drejtësisë, (askush nuk veproi sikur për ato asfaltet elektorale, apo punësimet e elektorale, por i kalonin në heshtje), pasandaj edhe mendësinë vulgare në raport me ndryshimin.
Të vjen keq ta thuash, por ne jemi të mjerë, të vobektë, nuk dimë se kujt i përkasim, edhe pse dhëmbët e gojës na i vendosin kalamajtë emigrantë ne prapë ia japim votën diktatorit. Po edhe po mos t’ia japim, pajtohemi brenda asaj logjike po të mjerë, hë e shikon ai të vjedh, ai të vret, opozita nuk di të fitojë. Sot 90% e opinionit shqiptar është totalisht e pajtuar me vjedhjen masive, me bastardimin e sistemit zgjedhor, janë të lumtur që mundën opozitën. Dhe po ashtu të lumtur që po rindërtojnë regjimin e një diktatori me mandat të përjetshëm.
Pavarsisht se kanë pësuar një dëm prej gati 2 miliard e ca firo financiare, prapë fitohet me aromë votimesh të kohës së Enverit. Duan të gjithë të ikin në Amerikë, megjithatë janë gati t’ia përplasin në sy Amerikës, një Putin të ri ballkanas.
Mos e ulni kokën pasi budallallëku në një vend është vetvrasje e lumtur, jo të gjithë vdesin kështu, të paktën fara juaj me plot guxim ekziston, ndryshe do ishim tretur fare si vend. Dhe ta mendosh që Hotolishti një fshat që mbeti në rrugë për plot dy muaj, se po u prishnin shtëpitë, sapo nxorri fitues partinë në pushtet. Lërini më, mos flisnin për zgjedhje, flisni për triumfin e lumtur të budallenjëve.
Nuk e di se çfarë shpjegimi tjetër mund t’i japësh zgjedhjeve bizarre në Shqipëri, ku edhe të burgosurit ia japin votën xhandarit. Nuk ia vlen me disktuar pasi një shoqëri e tërë është pajtuar me ringritjen e regjimit dhe të nxjerrin sytë me pyetje, hë ça do bësh? Ça do bësh se mua po më varin në litar, po votën do ta shes, do ia shes atij që më var. Po ti ça do bësh?
Mos e ulni kokën se, po jetojmë kohën më të dhjerë të një tranzicioni për pushtet absolut me mjetet e demokracisë. Ndaj sot kemi një produkt me qytetarë të rrahur, qyterarë të budallepsur, qytetarë të mjerë dhe qytetarë të shitur. Madje nga krahu i demokratëve këta të shitur ishin me shumicë, nuk e kishin për gajle të investoheshin me regjimin, pavarsisht të së kaluarës. Nëse disa qarqe në Shqipërinë e mesme, e rritën numrin e deputetëve, e bën fal këtyre shitjeve masive. Të tilë jemi ne, sot blu nesër të kuq, mjafton të pikoj në kusinë time. Se ne atdheun e shohim me thesin e miellit.
Mos e ulni kokën se nuk janë as ato justifikime, jo po të mos ishte Berisha, jo e bëri Berisha për të hequr non gratën, nuk e bëri për ju etj., janë të gjitha kot, pasi edhe Donald Trump të vinte e të kandidonte aty, me regjimin nuk fitonte.
Mos u tutni kur thonë ka bërë vrasje Saliu, se, janë pallavra…, ata arrestuan e internuan 35 mijë njerëz, vranë sa të duash dhe kurrë nuk nxorrën nga goja një ndjesë publike. Nuk e bëjnë se kanë vrarë me ndërgjegje, kanë burgosur me gjak të ftohtë, po kështu po vrasin, vjedhin, po sundojnë edhe tani.