Berisha: Komuniteti ndërkombëtar ka qenë syçelë ndaj këtyre zgjedhjeve, si kurrë ndonjëherë në zgjedhjet e një vendi tjetër

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke e quajtur atë një “farsë elektorale” dhe jo një proces të vërtetë demokratik.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se vëmendja e komunitetit ndërkombëtar ka qenë e pazakontë dhe shumë më e madhe se në çdo rast tjetër zgjedhor në një vend të huaj, duke nënvizuar sipas tij shqetësimet serioze për legjitimitetin e procesit.

“Unë ju kuptoj dhe ju jap të drejtë, gjithmonë në këto situata mund të shtrohen shumë pyetje. Por të gjitha këto, duhet parë konteksti. Në kontekstin e një farse elektorale, farsa është farsë, nuk është zgjedhje. Nuk mund të bësh më fjalë për zgjedhje, është farsë.

Një farsë është një farsë.

Në këtë kuadër gjithçka u zhvillua në kuadrin e një farse, por kësaj here, një farse të paralajmëruar, të parathënë në 4 dokumente ndërkombëtare, në një hiring shumë serioz, gjatë fushatës të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe një hiring tjetër, po gjatë fushatës të Këshillit të Europës.

Pra komuniteti ndërkombëtar ka qenë syçelë ndaj këtyre zgjedhjeve, si kurrë ndonjëherë në zgjedhjet e një vendi tjetër.

Pse? Sepse komuniteti ndërkombëtar nuk i lejon vetes kurrë të niset me paragjykim, të firmosë dokumente mbi bazë paragjykimi. Jo atë nuk e bëjnë.

Bëj çfarë do përpjekje, por ai që synon ta shtyjë komunitetin ndërkombëtar drejt paragjykimit, ai është i dështuar, bën luftë me mullinjtë e erës, nuk e realizon kurrë…

… Tani, çështje që nuk ka të bëjë me zgjedhjet. Ka të bëjë me veprimtarinë normale të PD-së, dhe ka një fondacion atdhetar, shqiptaro-amerikan që ka ofruar një shërbim nëpërmjet një kompanie, për të cilin nuk ka asnjë vendim për tu tërhequr, por që ekziston një klauzolë që në çdo kohë, palët mund të tërhiqen”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

E vetmja gjë që i duhet triumfit të së keqes është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë.

Arben MALAJ Në muret e historisë së filozofisë, pak thënie godasin me forcën e thjeshtësisë …