Berisha: Beteja kundër farsës zgjedhore është një proces! Ne kemi zgjedhur rrugën paqësore!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se nuk do ta gëzojë pushtetin e fituar përmes farsës elektorale. Në konferencën e sotme me gazetarët Berisha u shpreh i vendosur se do të vijojë betejën për votën e lirë.

“Në aparencë është siç thoni ju, por po të lexosh katër rezolutat e të gjitha partive që sot qeverisin botën në të katër anët e saj, tregon se PD dhe aleatët tanë, janë të një mendimi të palëkundur se me Edi Ramën ka vetëm farsa zgjedhore dhe jo zgjedhje të lira.

Por, beteja kundër farsës zgjedhore është një proces, është themelore, nuk ka asgjë më themelore për një vend se sa rikthimi i votës së lirë. Vetëm se ata duhet ta marrësh si proces.

Ka dy rrugë, rrugën paqësore, për të cilën ne jemi të përcaktuar dhe që kërkon një proces.
Ka pastaj rrugën e armatosur me guerile, por ne nuk jemi të kësaj rruge, ne e kemi bërë të qartë nga viti 1990 gjer sot, ne jemi parti e këtij orientimi, nuk heqim dorë.

Besojmë se ne do t’ia dalim…

…Asnjë moment nuk ka ndodhur që ne kemi pasur besim tek Edi Rama. Jo!

Por, nga ana tjetër, mbështetje për qeveri teknike ne kemi garantuar dhe rezolutat e CDI dhe IDU kërkojnë krijimin e qeverisë teknike. Pra, beteja është në vazhdim. Betejë që shqiptarët të votojnë të lirë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

E vetmja gjë që i duhet triumfit të së keqes është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë.

Arben MALAJ Në muret e historisë së filozofisë, pak thënie godasin me forcën e thjeshtësisë …