CULVER CITY, CA - JANUARY 09: Actors Johnny Depp and Amber Heard attend The Art of Elysium 2016 HEAVEN Gala presented by Vivienne Westwood & Andreas Kronthaler at 3LABS on January 9, 2016 in Culver City, California. (Photo by Michael Kovac/Getty Images for Art of Elysium)

Johnny Depp vs Amber Heard

Akuza për dhunë, abuzime reciproke, kërkesa ekonomike hiperbolike. Përmbledhja e kauzës ligjore që po shkatërron jetë dhe karriera. Si dhe po përçan Hollywood.

Procesi i shpifjes milioner që ka për protagonistë Johnny Depp dhe Amber Heard ka filluar më 11 prill. Pas ka ngritur një padi për 50 milion dollarë ndaj Heard pasi që ajo në 2018 kishte shkruar një editorial mbi përvojën e saj të supozuar si e mbijetuar ndaj dhunës në shtëpi. Përgjigja e Heard ka qenë një padi prej 100 milion dollarësh. Marrëdhënia, e zgjatur nja 10 vjet, përfshi çështje ligjore, ka përshkuar disa etapa klasike të çifteve hollywoodiane: takimi parë në një shesh xhirimi, rënia, divorci. Në 2018 Heard deklaron se ka qenë viktimë e dhunës shtëpijake dhe Depp i ngre padi për shpifje britanikes The Sun për një titull që lexonte pakashumë kështu: Çmenduri! Si mundet J. K. Rowling të jetë «vërtet e lumtur» se ka shkruar goditësin e grave Johnny Depp për filmin e ri Kafshë fantastike? Në gjykatë, Heard konfirmon nofkën e «rrahësit të grave», procesi përfundon në faqet e para të shtypit ndërkombëtar. Depp humbet (megjithëse autori dhe legalët e tij vazhdojnë të theksojnë se akuzat për dhunë shtëpijake të Heard janë një mashtrim).

Prillin e kaluar Depp dhe Heard janë gjetur në një sallë të gjykatës së shtetit Virginia: padia e dytë për shpifje. «Depp ishte ndoshta i bindur se vepronte për të mbrojtur reputacionin e tij, por aksionet e tij kanë prodhuar rezultatin e kundërt», thotë Evan Nierman, themelues i kompanisë së marrëdhënieve publike Red Banyan. Megjithatë, Depp dhe enturazhi i tij e shikojnë këtë padi si një mundësi të dytë rilindjeje: «Heqja dorë nga mundësia për ta ripastruar emrin dhe mundësuar dikujt që të përfitojë nga sistemi për të dalë pa pasoja do të përbënte një precedent të rrezikshëm», ka deklaruar për Vanity Fair një zëdhënës i autorit. Edhe ekipi i Heard është dakord në konsiderimin se procesi do të lërë një gjurmë jetëgjatë, ama për arësye të kundërta: «Besojmë se juria do t’i vlerësojë të gjitha provat – më konsistente se ato të paraqitura në Mbretërinë e Bashkuara – dhe do të arrijë në të njëjtin konkluzion si gjykata britanike, domethënë që Depp i ka shkaktuar dhunë Amber, nganjëherë duke e bërë të ketë frikë për jetën e saj. Një verdikt kundër Johnny do t’u dërgojë një mesazh miliona grave që pësojnë dhunë nga partnerët e tyre, do t’u thotë atyre që mund ta kthejnë faqen lehtësisht dhe do t’i mundësojë edhe Amber që ta bëjë», ka deklaruar një burim i afërt me legalët e Heard.

Depp dhe Heard janë takuar në xhirimin e Kronika të një pasionit në 2009. Në atë kohë ajo ishte 20 vjeçe dhe ai 40 dhe qenë të dy të impenjuar, ajo me artisten Tasya van Ree dhe ai me Vanessa Paradis (nga e cila ka pasur dy fëmijë). Në vitin 2012, të dy të ndarë, fillojnë të frekuentohen dhe në 2015 martohen me një ceremoni private në Los Angeles. Pas pak më shumë se një viti, Heard kërkon divorcin dhe siguron një urdhër shtrëngimi të përkohshëm, duke e akuzuar Depp se e ka sulmuar. Nga ana e tij, nëpërmjet avokatit të tij, Depp e akuzon se «denonocon një abuzim për të siguruar një zgjidhje financiare të parakohshme» (Heard ja ka kthyer akuzat se ka gënjyer, ashtu si Depp ato se e ka sulmuar ishin e tij). E zgjidhur çështja, lëshojnë një deklaratë të përbashkët. «Marrëdhënia jonë ka qenë intensive dhe e apasionuar, nganjëherë e paqëndrueshme, por gjithmonë e ngritur mbi dashurinë. Asnjë nga të dyja palët nuk ka lëshuar akuza false për një fitim financiar. Nuk ka pasur kurrë qëllim që të shkaktohen dëme fizike apo psikologjike».

Pasi ka tërhequr një kërkesë 50000 dollarëshe në muaj për mbajtje, Heard siguron 7 milion dollarë të sanksionuar nga një marrëveshje ndarëse. Në gushtin e 2016, bën me dije se synon të dhurojë 7 milion në bamirësi për Children’s Hospital të Los Angeles dhe për American Civil Liberties Union. Avokatët e Depp kishin ngritur dyshime me kët gjatë rekursit në apel (të humbur) në Mbretërinë e Bashkuar dhe këto dyshime, sipas një burimi të afërt me Depp, do të vazhdojnë të jenë një element i strategjisë ligjore në Shtetet e Bashkuara, me informacione të reja lidhur me dhurimet. Në 2016, Depp fillon të bashkëpunojë me Adam Waldman, një avokat nga Uashingtoni që ka punuar si lobist për Oleg Deripaskan, një manjat rus i metaleve i konsideruar një i «favorizuar» i Vladimir Putinit dhe i afërt edhe me Julian Assange, që thotë se ka pasur midis klientëve të tij edhe Angelina Jolie dhe Cher. Të njëjtin vit Depp ndahet nga agjenti Tracey Jacobs nga Utah, me të cilën ishte i lidhur prej mbi tre dekadash, dhe firmos me CAA. Në janarin e 2017, citon në gjykim The Management Group dhe krerët Joel dhe Robert Mandel për 25 milion dollarë, duke i akuzuar ish menaxherët e tij veç të tjerash, për neglizhencë të rëndë dhe se nuk kanë paguar taksat e tij. Më vonë i ngre padi Jake Bloom, avokatit të tij të vjetër, për 50 milion dollarë, duke e akuzuar për neglizhencë.

Nëpërmjet këtyre padive, bota njihet me shpenzimet madhështore të Depp. Për të përmendur një, sipas The Management Group, Depp shpenzonte 30000 dollarë në muaj për verë, një fraksion i shpenzimeve të tij të supozuara prej rreth 2 milion dollarësh, ndodhi prej të cilave palët kanë rënë më pas dakord në rrugë private. Por ndërsa këto raste mbylleshin, fillonin paditë që shikonin të përfshirë Heard. Pas asaj kundër The Sun, në 2019, Depp bën denoncim për shpifje ndaj Heard për një editorial të shfaqur një vit më parë në Washington Post në të cilin gruaja shkruan se është një e mbijetuar e abuzimeve shtëpijake. Të dyja aksionet ligjore kanë pësuar vonesa të lidhura me pandeminë, por në fund procesi i Mbretërisë së Bashkuar është mbajtur në verën e 2020. Për të fituar, The Sun i është dashur të demonstrojë se përkufizimi «rrahës i grave» ishte në thelb i vërtetë dhe se Heard i ishte referuar 14 episodeve të abuzimeve të supozuara fizike. Për javë të tëra, të dyja palët kanë këmbyer akuza përdorimi drogash dhe dhunash fizike të përfunduara menjëherë tek gazetat. Një seri fotosh veçanërisht shqetësuese tregonte majën e gishtit të kafshuar nga Depp dhe fjalët e shkruam me gjak në një pasqyrë. Depp ka treguar edhe se, i kthyer në shtëpi pas një mbledhjeje ku rezultonte se kishte humbur 650 milion dollarë, që shkonin për t’ju shtuar 100 milionëve taksa të prapambetura, Heard ishte grindur, duke arritur të defekonte (ajo apo një prej miqve të saj) në shtratin e tyre. në vijim, ajo e ka hedhur poshtë këtë rrethanë, duke theksuar se ishte «ndjenja e humorit ta paturp» e ish të shoqit.

Depp e humbet rastin në Mbretërinë e Bashkuar dhe, përpara se të paraqesë rekursin, Warner Bros. E përjashton nga kapitulli i tretë i serisë Kafshë fantastike, ku interpretonte «magjistarin e errët» Gellert Grindelwald. Sipas Nierman, ka mundësi karriera e Depp do të kishte mundur ta kalonte furtunën sikur të kishte shmangur ta çonte kundërshtinë në gjykatë: «Yjet mund ta marrin veten edhe pse janë kaq shumë njerëz që duan suksesin e tyre. Studiot, regjisorët, publicitarët, shumë përfitojnë nga fakti që celebritetet janë në gjendje ta rivendosin reputacionin e tyre». Legalët e Depp kanë paraqitur rekurs në apel mbi bazën e ekzistencës së provave të reja: Heard nuk do ta dorëzonte të gjithë marrëveshjen e divorcit në bamirësi siç kishte premtuar. Njëri prej avokatëve, Andrew Caldecott, ka theksuar se premtimi i dhurimit të Heard ishte një «gënjeshtër e kalkuluar që ka bërë të luhatet qysh nga fillimi gjilpëra e peshores në disfavor të zotit Depp». Gjykatësit e apelit e kanë refuzuar këtë interpretim. Vitin e kaluar ekipi i Heard është deklaruar se klienti i kish dhuruar tashmë mbi 1 milion dollarë secilit prej përfituesve, duke informuar se paratë do të arrinin në 10 vjet.

Midis procesit amerikan dhe atij të zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar ka diferenca të qarta. E para është se Depp tani po e padit direkt Heard, jo më gazetën që ka botuar artikullin. Por legalët e Depp duhet të tejkalojnë pengesat e mëdha për të fituar. Nëse The Sun i është dashur të demonstrojë se termi «rrahës i grave» referuar Depp mund të konsiderohej në thelb i vërtetë, në Shtetet e Bashkuara i është dashur të demonstrojë se Heard ka gënjyer duke e ditur se po gënjente kur ka pohuar se kishte pësuar dhunë shtëpijake. Sipas fjalve të Gjykatës Supreme, duhet ta demonstrojë edhe me «dëshmi bindëse». Në rast mund të thirret të dëshmojë edhe Elon Musk, pasi që avokatët e Depp kanë lexuar në sallë mesazhet midis Musk dhe Heard lidhur me akuzat kundër Depp. Ata që trashin listën e dëshmitarëve janë edhe James Franco dhe Paul Bettany. Mesazhet midis Bettany dhe Depp, ku të dy qeshnin sesi do ta vriste Heard, janë paraqitur si provë në çështjen në Mbretërinë e Bashkuara. Burimi i afërt me Depp ka bërë me dije se janë deri 30 dëshmitarët që duhet të shkojnë në Virginia për të deponuar në favorin e tij. Disa janë «ekspertë» të thirrur për të vlerësuar fotot dhe prova të tjera.

Burimi i afërt me ekipin e Heard ka thënë se «do të ketë dëshmi mbi abuzimet shtëpijake dhe rolin e që i detyrohet drogave, alkolit dhe paranojës». Sido që të shkojë, trashëgimia e këtij rasti nuk do të jetë ligjor, por një dëm ndaj reputacionit. Një humbje për Heard rrezikon ta bëjë më të vështirë për viktimat e dhunës shtëpijake që të ecin përpara. Edhe në rast fitoreje, përvoja e saj mund të tingëllojë si paralajmërim për atë që në të ardhmen do të vendoste të fliste: duke konsideruar rrezikun e kalimit të viteve të jetës ton për të ripërpunuar situata dramatike dhe të dhimbshme të së kaluarës. Për Depp, sipas shumë ekspertëve të marrëdhënieve publike, ndjekja e strategjisë së tokës së djegur e 5 viteve të fundit nuk do ta ndihmojë ta rindërtojë imazhin e tij. «Është si thënia e vjetër e pokerit: mos harxo para të tjera aty ke hedhur tashmë të tjera», komenton Larry Kopp, themelues i agjencisë TASC. «Ka humbur në sallën e gjyqit dhe në gjykatën e opinionit publik. Në këtë pikë, strategjia është e thjeshtë: hidhet fshirësja. Jepi mandat legalëve të tu të negociojnë për tërheqjen e akuzave reciproke. Pastaj zhduku». Lajmet e fundit kanë të bëjnë me pohimet e psikologes ligjore Shannon Curry mbi shqetësimin histrionik të personalitetit të Heard. Midis akuzash për shkelje reciproke, procesi vazhdon.

(nga Vanity Fair)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply