Nobelistët për ekonominë 2026: mësime themelore për ekonominë e mbarë botës

Nga Bujar Leskaj

Çmimi “Nobel” i Ekonomisë për vitin 2026 iu është dhënë ekonomistëve Robert Hall dhe Michael Woodford, studjues të njohur amerikanë, kontributet e të cilëve lidhen me tema të rëndësishme të makroekonomisë moderne.

Kontributet e tyre shkencore ofrojnë një bazë të vlefshme për të kuptuar pse studimi i krizave, pritshmërive dhe i politikës monetare është kaq i rëndësishëm për ekonominë e sotme botërore.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona
Robert E. Hall

Ekonomist amerikan Robert E. Hall është studjues i njohur i konsumit, papunësisë, cikleve ekonomike dhe mënyrës se si familjet e bizneset reagojnë ndaj ndryshimeve të të ardhurave, interesave të parasë dhe kushteve ekonomike.

Mund të jetë një imazh i teksti

Ekonomisti tjetër amerikan Michael Woodford përfaqëson një nga studjuesit kryesorë të teorisë monetare moderne, me kontribut të rëndësishëm në shpjegimin e rolit të pritshmërive, normave të interesit dhe komunikimit të bankave qendrore.

Të dy kërkuesit shkencorë u dalluan në dy fusha që plotësojnë njëra-tjetrën: i pari për mënyrën se si reagojnë konsumatorët dhe bizneset ndaj goditjeve ekonomike dhe i dyti, për mënyrën se si mund të ndikojnë bankat qendrore mbi inflacionin, kërkesën dhe aktivitetin ekonomik.

Teoritë e tyre janë të rëndësishme për ekonominë e sotme botërore, madje edhe për vendin tonë. Krizat financiare dhe ekonomike nuk shkaktohen vetëm nga mungesa e parave. Një krizë mund të nisë nga një goditje energjetike, një konflikt gjeopolitik, një rënie e investimeve ose një krizë financiare. Por përmasat e saj varen edhe nga reagimi i familjeve, bizneseve, bankave dhe qeverive. Prandaj, kuptimi i sjelljes ekonomike është thelbësor për të parandaluar që një problem i përkohshëm të shndërrohet në krizë të zgjatur.

Kontributi i Michael Woodford në teorinë monetare ndihmon të kuptojmë se inflacioni nuk përcaktohet vetëm nga sasia e parasë apo nga kostot aktuale të prodhimit. Rëndësi kanë edhe pritshmëritë për të ardhmen. Nëse bizneset presin rritje të vazhdueshme të kostove, mund të rrisin çmimet. Nëse punonjësit presin inflacion më të lartë, mund të kërkojnë paga më të larta për të ruajtur fuqinë blerëse.

Të dy studjuesit e shquar, tani nobelistë, na ndihmojnë të kuptojmë se parandalimi i krizave është gjithnjë më i lirë se përballimi i pasojave të tyre.

Kur një krizë thellohet, qeveritë detyrohen të rrisin shpenzimet për ndihmë sociale, të mbështesin sektorët në vështirësi, ose të ndërhyjnë për të ruajtur stabilitetin financiar. Gjë që sekti Rama në krye të qeverisjes në Shqipëri nuk e ka bërë, prandaj edhe jemi në një krizë permanente

Ndërhyrja në kohën e duhur, përmes politikave të përshtatshme monetare, fiskale dhe rregullatore, kufizon humbjet e vendeve të punës, falimentimet dhe rënien e investimeve.

Për ekonominë tonë, këto çështje kanë rëndësi të veçantë, për shkak të varësisë nga importet, ndjeshmërisë ndaj çmimeve ndërkombëtare, peshës së turizmit, rolit të remitancave dhe ndikimit të kushteve financiare në kreditimin e bizneseve e familjeve.

Për politikat tona publike, katër mësimet kryesore nga vepra e tyre e gjerë janë që (i) të dallohen goditjet e përkohshme nga presionet e qëndrueshme inflacioniste; (ii) të vlerësohet ndikimi mbi kreditë, investimet dhe aftësinë paguese të familjeve, (iii) të analizohen të ardhurat reale, kursimet dhe cenueshmëria e familjeve, si dhe (iv) të rritet parashikueshmëria e politikave dhe besueshmëria e institucioneve.

Për fat të keq, këto mësime sekti Rama në pushtet nuk ka ndërmet as edhe t’i vlerësojë, dhe jo më t’i zbatojë në praktikë.

About Redaksia

Check Also

Safet Butka, patrioti që nuk pranoi vëllavrasjen

Safet Butka, Patrioti që nuk Pranoi Vëllavrasjen! Shkëlqim Hysaj Lepenica Më 19 shtator 1943, në …