Diplomati, Agim Nesho, i ftuar në emisionin ÇIM PEKA LIVE, tha se, Ambasada Amerikane ndryshe nga viti 2021, pas zgjedhjeve të 2025 në deklaratën e saj uroi vetëm popullin shqiptar.
Nesho theksoi se Departamenti i Shtetit pritet të bëjë një raport për zgjedhjet në Shqipëri, pasi sipas tij, çdo ambasadë në deklaratën e saj në veçanti uron forcën politike fituese.
“Ka ndryshim të madh vjen në normalitet vjen në punën që duhet të kryejë një ambasada, ambasada e fuqisë më të madhe demokratike në botë, jashtë atyre akseseve diplomatike, dhe personalizimit të çështjeve siç ishte ish-ambasadorja Yuri Kim. E cila arriti deri në të paimagjinueshmen duke detyruar ose duke vendosur përpara përgjegjësisë sipas saj popullin shqiptar që të mos zgjidhte udhëheqësit që donte por të shikonte në mënyrë të favorizuar Edi Ramën dhe pushtetin e tij. Këtu kemi një deklaratë normale, një deklaratë ku kryefjalë është populli shqiptar.
Po të ishte siç janë deklarata normale të të gjithave ambasadave kudo që shërbejnë sepse ato janë institucione dhe kryejnë marrëdhënie midis dy vendeve i zhvillojnë ato pra janë të ngahershme dhe në këtë këndvështrim do të bënim një dallim dhe do ti uronin atij që ishte fituesit nëse do të ishte procesi normal domethënë njeriut që ka fituar zgjedhjet.
Por kjo nuk ka ndodhur mendoj se së fundmi ka qenë një reagim ndaj nxitimit që ka pasur ambasadori i BE në Korçë kur tha që Rama i ka numrat mund të bëjë ndryshimet në kodin zgjedhor dhe të tjera që indirekt bëri një hap mbrapa jashtë rregullave, pa mbaruar raporti i OSBE/ ODHIR duke vlerësuar dhe kërkuar që të mbyllet ky proces. Në të kundërtën amerikanët si kundërpeshë thanë jemi dhe ne kjo është një kundër peshë që i takon asaj që ne qëndrojmë që popujt në mënyrë të lirë duhet të vendosin të ardhmen e tyre dhe kjo ka qenë një kryefjala e administratës Trump.
Prandaj mendoj se është një deklaratë e menduar është e nivelit. Unë pres që Departamenti i Shtetit të ketë një deklaratë vlerësuese për zgjedhjet në Shqipëri dhe vonesa tregon se po mendohen vërtet sepse këtu ka një problematikë shumë të madhe, këtu ka pasur një masakër zgjedhore. Çështja e interesit nuk është vetëm për Shqipërinë është dhe për rajonin mund të them që edhe raportet e reja që kanë krijuar jo vetëm me Ballkanin por dhe me të gjithë Evropën. Por vonesat tregojnë se këtu ka një problematikë.
Dhe problematika e Shqiptarëve pavarësisht propogandës së vizionit të rend se Rama tashmë që në të gjithë botën perëndimore kërkon të tregojë një realitet tjetër është mëse e dukshme në Uashington”, tha Nesho.