Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka thotë se, Edi Rama, Yuri Kim dhe Lulzim Basha e Enkelejd Alibeaj, duan të largojnë me çdo kusht Sali Berishën nga politika.
Paloka shkruan në Facebook se, ambasadorja e SHBA dhe Lulzim Basha shërbejnë në funksion të Ramës, për ta lënë këtë të fundit të vjedhë i qetë në krye të qeverisjes.
Gjithashtu, Paloka shkruan se, Yuri Kim po i bën presion gjykatës që vulën e PD t’ia japë të emëruarve nga Rama.
Reagimi i Palokës
Me pyeti dikush se perse nuk reagon Yuri kur Rama publikisht i ben presion drejtesise?
“Nje fjale thuhej nga PD per organet e reja dhe menjehere te hidhej Yuri ne fyt. Tani Rama ben presion hapur po ambasadorja ne heshtje te plote”
I spjegova qe nderkohe vete Yuri bashke me Ramen po i bejne presion gjykatave qe vulen e PD t’ju a japin atyre qe ka emeruar Rama si opozite dhe kete e quajne “nxitje per te vendosur drejtesi”.
E keni vene re besoj qe tre jane ata qe kerkojne sot me kembengulje dhe me çdo menyre largimin e Berishes nga politika; Rama, Yuri dhe grupi L.B,E.A.
Qellimi eshte i perbashket; mos i prishet qetesia Rames nderkohe qe vjedh, dhunon e poshteron shqiptaret!