Berisha i bashkohet protestës: Të rinjtë po dalin nga komisariatet me arkivol, vrasje shtetërore

‘Stop vrasjes në komisariate’, protestë paqësore në të gjithë vendin, pas vdekjes së Ilvi Metës në qelinë e Komisariatit të Kavajës.Ish-Kreministri Berisha i është bashuar protestës në Tiranë.”Janë një seri tragjike e t♪7rinjve që shkojnë në komisariate dhe dalin me arkivol. I riu Meta nuk meritonte të vdiste në komisariat. Vrasja është në rrethana shtetërore. Ka praktika çnjerëzore në komisariate”, tha Berisha.

“Ju garantoj se shkaku më themelor i kësaj, këtyre vdekjeve, vrasjeve apo vetëvrasjeve në qeli, në dy rrethanat janë shtetërore, nuk mund të ndodhë sipas ligjeve as vetëvrasje në qeli.Shkak kryesor është rekrutimi në Policinë e Shtetit i pengmarrësve, trafikantëve, përdhunuesve, grabitësve dhe vrasësve ordinerë.

Ata kanë moralin e qeveritarëve, narkoqeveritarëve të sotëm. Në këto qeli përshtaten praktika, qëndrime çnjerëzore të papranueshme për një vend të lirë. Vrasje shtetërore me qëllim apo pa qëllim.

Një gjë është e sigurtë, se një i shoqëruar dhe i ndaluar në zbatim të ligjit, ligjeve të institucionit, nuk mundet të vrasë veten, as të vritet apo të mbytet.Organizuam këtë protestë të heshtur për tëtërhequr vëmendjen e qytetarëve shqiptarë për këtë situatë demokratike në rrafshin e të drejtave dhe lirive në Shqipëri.

Treguesi më i dhimshëm. Shkelja e të drejtave në këtë vend është universale. Kjo lidhet me një fakt, siç kanë faktuar dokumentat zyrtare, në një aferë, janë me dhjetër afera të tjera. Kjo qeveri funksionon si një organizatë kriminale që plaçkit qytetarët. ”-tha Berisha.

© SYRI.net

About Redaksia

Check Also

Nga 1 shtatori Shqipëria do të shtohet me mijëra emigrantë afrikanë

Testi i provës gjenerale për këtë kamp të ndërtuar rishtazi duket se kaloi me sukses. …

Leave a Reply