Gjekmarkaj: Berisha nuk ka arsye për t’u larguar! PD u përball me një farsë dhe dha maksimunin!

Nënkryetari i kuvendit, Agron Gjekmarkaj, i cili arriti të sigurojë mandatin e deputetit në 11 maj, e distancon veten prej atyre të cilët mendojnë se Sali Berisha, duhet të largohet nga drejtimi i PD.

Në një intervistë për Top Channel, ai thekson se, Sali Berisha nuk ka arsye të japë dorëheqjen sepse, sipas tij, ai ai u përball me një farsë dhe se dha maksimunin e tij.

“Mendoj se Shqipëria pësoi një humbje. Standardet demokratike pësuan një humbje. PD luftoi që kjo mos të ndodhë që Shqipëria të ndryshojë. Sali Berisha nuk ka arsye të japë dorëheqje për sa i përket kushteve në të cilat gjendet vendi sepse ai u përball me një farsë sepse ai dha maksimumin e tij. PD bëri gjithçka. Tani është radha edhe shoqëria të bëjë pjesën e vet.

Dorëheqjen e Berishës e kërkojnë socialistët. Nuk e kërkojnë demokratët. E kërkojnë njerëz pranë qeverisë. Nuk e kërkon shoqëria. Kështu që Sali Berisha është në të drejtën e tij të udhëheq opozitën dhe mendoj do ta bëjë mirë këtë punë””, thotë Gjekmarkaj.

“Unë mendoj se është një e drejtë e gjithsecilit të kërkojë transparencë. Transparenca mund të shoqërohet me debate është gjëja më normale. PD është parti e debatit e hapësirës. Është pjesë e të drejtave të gjithsecilit dhe i përdor të drejtat e veta siç mendon është më mirë sepse kulti shenjtërisë së individit në PD është shumë i fortë”, shton ai.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …