Nga Iva V.GRILLO
Një nga paradokset e mëdha është mbushja e përnatshme e shumicës së banaqeve televizive me kritizerë ndaj partisë më të madhe opozitare.
Analistët apo gazetarët edhe mund t’i mirëkuptojmë deri diku…
Por të shohësh disa politikanë që janë shkëputur nga partia më e madhe opozitare prej muajsh/vitesh, kanë aderuar në parti apo grupime të tjera, kanë ndjekur kursin e tyre dhe kanë hedhur gurë e mllef sa kanë mundur ndaj aksioneve opozitare të viteve të fundit… ndërsa sot dalin e “i qajnë hallin” forcës politike të cilës i vodhën dhe vulën dhe emrin , kjo është në rastin më të pakët një mungesë sinqeriteti apo një “amnezi” politike.
“Amnezia” bëhet e plotë tek dëgjon si shprehen ekraneve në vetë të parë, shumës… duke bërë teori se si “janë zhgënjyer nga rezultati” dhe “se si duhet përmirësuar” forca politike të cilën nuk lanë rast pa e sabotuar .
Do të ishte mirë që dikush t’ua kujtojë herë pas here që kanë aderuar me vullnet të plotë në parti të tjera, me objektiva të tjera… ndërkohë që lufta ndaj një regjimi i ngjan betejës në një barrikadë: nuk mund të jesh në të njëjtën kohë në të dy anët e barrikadës.