Nga Bardh SPAHIA
Sot dëgjuam “Gjithologun” kryeministër me mentalitet tipik komunist dhe idiotësinë e radhës që, pa u ftohur ende hiri i pallatit të djegur dhe pa nisur mirë ekspertiza ligjore, shpalli fajtorët, pafajtorët dhe ndërtuesit!
Mbi çfarë baze ligjore flet Kryeministri?
Si mundet kreu i ekzekutivit të vendosë se kush do ta rindërtojë pallatin, kur ende nuk dihet nëse zjarri erdhi nga pakujdesia teknike, materialet jashtë standardit apo shkaqe të tjera? Ku është Prokuroria këtu? Ku është Instituti i Ndërtimit e çdo institucion tjetër përgjegjës?
Në një vend demokratik, nëse një ndërtues ka shkelur rregullat e sigurisë, ai shkon para drejtësisë. Kompania mund të sekuestrohet, licenca mund t’i hiqet dhe pronarët mund të përballen me dënimin sipas ligjeve në fuqi.
Por në Shqipëri, Kryeministri i jep “lejen e radhës” mbi gërmadha, duke anashkaluar çdo procedurë hetimore.
Ky është një raport mes pronarëve të apartamenteve dhe kompanisë. Çfarë kryeministri në botën e lirë futet si “sekretar partie” për të diktuar se kush do të vendosë tullën e parë pa u mbyllur procesi gjyqësor?
Ky është mentaliteti i pastër komunist i veshur me kostum modern. Është arroganca e dikujt që mendon se është mbi ligjin, mbi ekspertët dhe mbi pronën private. Kur politika bën edhe prokurorin, edhe inxhinierin, edhe siguracionin, rezultati është gjithmonë i njëjtë: Dështimi i shtetit të së drejtës.
Nuk i bëhet vonë për qytetarët, thjesht kërkon të mbulojë dështimin e kontrollit dhe llogaridhënies si pasojë e korrupsionit barbar edhe me jetët e njerëzve.
Gazeta RD