CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Malltezi: Vetëposhtërohet prokurorja që amnistoi Fetahun dhe Çelën!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me kalimin e Vetingut të prokurores së SPAK, Enkeleda Millonai, ku në deklaratën e saj, thuhet se ka paguar 475 euro/ m2 për një apartament të ri të ndërtuar në vitin 2016.

Në postimin e tij në Facebook, Malltezi ka publikuar foto nga rrënojat e ish-kompleksit Partizani dhe ka paralelizuar këtë deklaratë të Millonait, me dosjen ‘Partizani’, ku prokurorja e SPAK kërkon që objektet e shkatërruara në vitin 2008, duhet të vlerësoheshin me 1000 euro/ m2.

“Vetëposhtërohet prokurorja qe ka amnistuar Pajtime Fetahun dhe Suel Çelën e tani në shërbim të Tualetit. Shkruan se objektet e shkatërruara në 2008 duheshin vlerësuar me 1000 euro/m2, kurse vetë ajo për apartamentin e ri që po ndërtohej në 2016 e ka paguar me veç 475 euro/m2 ka pretenduar (dhe vetingu i partisë e ka pranuar) se vlera e apartamenteve të reja fringo me cilësi të lartë në 2016 ishte veç 400 euro/m2”, shkruan Malltezi.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …