Shkoza dy javë pa ujë, banorët: Na thonë “lutjuni Zotit”!

Prej më shumë se dy javësh, banorët e lagjes “Idriz Seferi” dhe zonës së Uzinës së Autotraktorëve në Shkozë, Tiranë, po përballen me mungesë totale të ujit të pijshëm.

Sipas denoncimeve të qytetarëve, furnizimi me ujë është ndërprerë pa asnjë paralajmërim apo shpjegim zyrtar nga institucionet përkatëse. Përpjekjet për të kontaktuar Ujësjellësin e Tiranës kanë qenë të kota, pasi nuk kanë marrë zigjdhje. Kjo situatë po prek drejtpërdrejt qindra familje, të cilat jetojnë në kushte të papërshtatshme për higjienën dhe shëndetin, sidomos në një periudhë ku temperaturat kalojnë 40 gradë.

Banorët shprehen për “JOQ” se janë detyruar të mbushin ujë me kova nga ndonjë pompë që funksionon në zona të tjera, duke qëndruar me orë në radhë, ndërsa familjet me fëmijë të vegjël, të moshuar apo persona të sëmurë po vuajnë më së shumti pasojat.

Denoncimi 1:

Pershendetje! Jam banor i lagjes Idris Seferi në Shkoze Tiran! Dua t’ju bëj me dije shqetësimin tim të lidhur me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm në zonën tonë prej 2 javësh, pa asnjë njoftim zyrtar apo sqarim nga ana e institucionit. Jane marr çdo dite ne telefon dhe shprehja e tyre eshte, lutjuni zotit se do te vije uji. Kjo situatë po shkakton vështirësi serioze në jetesën tonë të përditshme, duke ndikuar në higjienën, shëndetin dhe mirëqenien e familjeve të tëra. Për më tepër, në këtë periudhë të verës, mungesa e ujit është edhe më problematike për shkak të temperaturave të larta. Është e papranueshme që në vitin 2025, banorët të detyrohen të jetojnë pa një shërbim bazë jetik siç është uji. Jo vetëm që nuk kemi asnjë lajmërim zyrtar apo komunikim por edhe kontaktet me institucionin. Janë bërë të pamundura – thirrje pa përgjigje dhe asnjë informacion zyrtar. Po jetojmë në kushte të papërshtatshme për higjienë, familjet kanë fëmijë të vegjël, të moshuar, të sëmurë – dhe askush nuk mban përgjegjësi. Ju lutem bëjeni publike qe të merret parasysh me urgjencë dhe të ndërmerren masa për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë, si dhe të jepet një sqarim zyrtar për shkaqet e kësaj ndërprerjeje të gjatë. Faleminderit! 450 familje asnje pik uje dhe pompa ndezur Me kova kemi qendruar duke mbushur here tek njeri here tek tjetri.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …