Berisha: Altin Troplini ushtar i botës së krimit në fushatë, njoftoi kreun e kartelit më të rrezikshëm në Europë që të arratisej

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani si një ushtar të botës së krimit në farsën elektorale të 11 majit.

Berisha,jatë konferencës për mediat tha se, Altin Troplini ishte në këtë fushatë thjesht një ushtar i botës së krimit, ai njoftoi kreun e kartelit më të rrezikshëm në Europë që të arratisej.

“Kaluan mbi tre javë dhe Altin Troplini nuk ka dhënë asnjë përgjigje për njoftimin që u bë klanit apo kartelit më të rrezikshëm në Europë, njoftim i cili u siguroi atyre lirinë dhe largimin.

Altin Troplini mbajti për rreth 3 javë në xhep mandatin ndërkombëtar të arrestit të bosëve të kartelit të vetëm në Europë që disponon port dhe e ekzekutoi atë ditë pasi bosët e kartelit ishin njoftuar dhe kaluan në fshehtësi, në arrati.

Çdo ditë që kalon fakton se Altin Troplini është një bashkëpunëtor në krim me kartelin më të rrezikshëm të drogës në Europë.

Gjer sot, shqiptarët nuk kanë asnjë shpjegim.

U përpoq të implikojë Antimafian Italiane, DEA-n amerikane, por një gjë kanë të qartë shqiptarët, se kurrë as Antimafia Italiane, as DEA amerikane nuk kanë njoftuar bosët e kartelit më të rrezikshëm të Europës, Troplinët për t’u larguar nga Shqipëria.

Gjer sot ka vetëm mashtrimet dhe trillimet e tij, përpjekjet e tij për t’u fshehur pas DEA-s dhe Antimafies, në një kohë kur njoftimi është direkt vepër e atij që mbante në xhep mandat-arrestin dhe nuk e ekzekutonte gjersa ata të përfundonin në vendin e fshehur dhe të sigurt.

Sigurisht duke qenë një klan i lidhur kryekëput me qeverinë, Troplini në prokurori ndjehet i mbrojtur.

Por e garantoj se ky problem do të bëhet sa kombëtar, aq edhe ndërkombëtar.

Dhe nuk do mund ta kapërcejnë me dëshmitarë të rremë si Alfred Shehu, siç bëri para medias që e thirri shpejt e shpejt në ndihmë dhe u detyrua të ndërrojë ato që kishte thënë dy minuta më parë.

Njoftimi i kreut të kartelit më të fuqishëm të drogës në Shqipëri dhe largimi i tij, pasi ai drejtoi fushatën elektorale të partisë së krimit në Durrës, dëshmon se Altin Troplini ishte në këtë fushatë thjesht një ushtar i botës së krimit, i karteleve të drogës dhe Edi Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …