Berisha nxjerr fakte tronditëse: Famozja Sara Mile, njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka publikuar të tjera fakte tronditëse që faktojnë farsën elektorale të 11 majit dhe që lidhen me kandidaten e PS në Elbasan, Sara Milen.

Berisha, pasi publikoi procesverbalin e votimeve në Burgun e Elbasanit, ku nga 102 vota për PS, 92 ishin për Sara Milen, tha se, famozja Sara Mile është njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasani.

Tani tek farsa elektorale.

E patë ju, ishte pajisur me dy fletë votimi.

Votues me dy fletë votimi.

Revolja… e patë besoj, edhe njëherë pozën e fundit.

Ja!

Pra, një bandit që futet me gisht në revole.

Këtu tani keni një gjë tepër të veçantë.

Është qendra e votimit të burgut të Elbasanit, në të cilën Sara Mile, famozja Sara Mile, është njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit.

A mund të imagjinoni ju, nga 102 vota të vlefshme, e adhuruara pafundësisht Sara Mile, merr 92 vota.

Sepse burgun e kontrollon totalisht ata që kontrollojnë Ulsiun dhe Ulsiun e kontrollojnë vetëm bandat.

Shikojeni, princesha e burgut, Sara Mile, çfarë t’i themi.

Po Osman, nuk ke çfarë t’i thuash, kurse Ulsiu i ngarkoi Shullazit 313-ën dhe Shullazi nën terror ka detyruar, Mili i Partisë, të burgosurit të votojnë për kandidatin e partisë.

Ja pra, këto ishin zgjedhjet, farsa.

Urdhëroni, princesha e burgut!

Siç e shihni, në çdo aspekt, farsa nga alfa tek omega, procesi ishte farsë, farsë dhe vetëm farsë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Qenër të tërbuar…

Nga Iva V.GRILLLO Canis rabidus… Pas termit “prekës” në latinisht: “për shkak të nënës” 🤔 …