Zgjedhjet për Tiranën/ Berisha: Mbështes propozimin për kandidat të përbashkët nga opozita, por jo njeri jopolitik

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbështetur propozimin e partive të tjera në opozitë për të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të zhvillohen për Bashkinë Tiranë.

‘Mbështes propozimin për një kandidat të përbashkët nga opozita, por nuk duhet të jetë njeri jopolitik’, u shpreh Berisha gjatë konferencës për media në selinë blu.

“Për të dalë partitë opozitare më një kandidat, këtë e mbështes plotësisht.

Por që të pretendohet të zgjidhet kryetari i bashkisë së kryeqytetit, një njeri jopolitik, një gjë të tillë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë.

Sepse ai të paktën duhet të ketë një program, në të cilin çmonton të gjithë batërdinë bazuar në politikën e narkoshtetit në Tiranë.

Nuk di se ç’nënkuptohet me kandidat apolitik, nuk e kam të qartë, por për një kandidat të përbashkët, plotësisht e drejtë është si sugjerim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Takim me drejtuesit, porosia e Berishës për 8 majin/ “Rama nuk ka shpëtim nga qerthulli ku ndodhet…”

Sali BERISHA Së pari, një përshëndetje shumë të përzemërt dhe një urim nga zemra për …