Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi sot publikimin e një tjetër “lajmi të veçantë” ditën e nesërme, në kuadër të asaj që ai e cilëson si zbardhje të manipulimeve masive të zgjedhjeve të 11 majit nga mazhoranca.
Ai akuzoi kryeministrin për përdorimin e dy mekanizmave të njohur në manipulimin e votës: “trenin bullgar”, një metodë e vjetër e blerjes dhe qarkullimit të votës dhe një skemë që, sipas tij, i ngjan modelit të përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin, ku fletët e votimit shpërndahen paraprakisht dhe votuesit shkojnë në qendra me to në xhep.
Pjesë nga deklarata
Unë ju falënderoj dhe vazhdojmë. Nesër lajm edhe më të veçantë.
PD nuk lë akt dhe përpjekje pa bërë për t’u faktuar shqiptarëve se çfarë dhunimi të turpshëm u bëri Edi Rama votës së tyre.
Se çfarë dhunimi dhe poshtërimi bëri ai me votën e tyre.
Dëgjoj unë, jo Treni Bullgar kështu, jo Treni Bullgar ashtu.
Treni Bullgar është mekanizëm universal. Dy janë mekanizmat me fletën e votimit, Treni Bullgar dhe ai që përdor Putini që shpërndan fletën e votimit para votimeve dhe ata vijnë me fletë në xhep dhe votojnë
Dhe këtu janë përdorur…
Do shihni ju dokumentime.
Pastaj mos harroni se nuk ka filluar akoma me folë laptopi.
Ajo që është e drejtë e juaj që të kërkoni fakte për të vërtetuar pretendimet.
Kjo është shumë e drejtë.
Por ne kemi fakte të pafundme!
