Farsa e 11 majit/ Berisha: Rinumërimin e votave e kanë kërkuar qytetarët! Ne po kontrollojmë legjitimitetin e procesit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka komentuar procesin e rinumërimit të votave pas zgjedhjeve të 11 majit, duke theksuar se kjo nuk është një kërkesë primare e PD-së, por një nevojë e ngritur nga qytetarët dhe kandidatët për transparencë.
Berisha deklaroi se Partia Demokratike është e përqendruar në kontrollin e legjitimitetit të zgjedhjeve, të cilat i cilësoi si një farsë të shëmtuar dhe të parapërgatitur.
“Çështja e numërimit të votave është kërkesë e kandidatëve e mbështetur nga PD për transparencë. Të paktën kjo është e 5-ta herë që para jush sqaroj. Nuk është një kërkesë primare e PD-së, jo. Jo dhe jo. Ta ketë të qartë çdo njeri. Kërkesa e PD ka të bëjë me legjitimitetin e zgjedhjeve dhe unë mund t’ju theme se, tre janë linjat kryesore të kontrollit që ne bëjmë.
Së pari, kamerat të cilat kanë zbuluar në mënyrë të përsëritur trenin Bullgar. Kanë zbuluar aktet më të shëmtuara që damkosin farsën si një proces krejtësisht të paligjshëm.
E dyta, janë administrimi i qendrës së votimit, administrimi i kutisë së votimit, i materialeve të votimi, procesverbaleve të votimit.
Dhe e treta, janë plotësimi i kërkesave të kandidatëve tanë që kanë pretendimet e tyre dhe ne kurrë nuk mund të mos mbështesin transparencën.
Pra të kuptohemi, besoj se kemi bërë gjënë më të madhe sepse kemi faktuar çdo ditë këtu para jush dhe do faktojmë se çfarë farse e shëmtuar është zhvilluar në 11 maj.
Për PD-në vota ka vdekur pa hyrë në kuti. Aktet e shëmtuara të krijuara janë të gjitha të parapërgatitura, nuk janë ‘ex tempore’ aty. Duhet të bëj dallim për çdo qytetar, se çfarë është numërimi i votave për kandidatë dhe se çfarë është kontrolli i legjitimitetit të procesit. Janë gjëra krejt të ndryshme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Drejton aksionin e IKMT në Theth, gazetari: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Fatmir Metaj, i cili po drejton aksionin e IKMT-së …