Një grua ankohet se në Vlorë nuk ka ujë!

Nga Ilir LEVONJA

Në Vlorë nuk ka ujë…

Nga një studio televizive shqiptare, zëri i një gruaje ankohet se në Vlorë nuk ka ujë, rubinetat nuk rrjedhin asnjë pikë. Nga ana tjetër kanalet televizive japin pamjet se si në festën e shtyrë të Ps-ës Enver Hoxha i tërheq veshin kryetarit të Vlorës, jo për ujin, për ca zjarre masive që djegin plehrat, për tymin, erën e keqe, për më tepër që në Vlorë ka ardhur edhe gazi Osmani, ylli i Hollywood-it turk, të cilin shqiptarët e ndjekin me aq admirim edhe pse e dinë që brenda atyre subjekteve konsolidohet formimi i Perandorisë Osmane, peshën, dhunën, luftën për shpërbërjen e identitetit e provuan jo pak por 500 vjet.

Zëri i gruas nga Vlora është periferik, megjithëse zëri i një të përditshmje vrastare, ku edhe pas 34 vjet pluralizëm apo ekonomi tregu shqiptarët nuk kanë akoma ujë të pijshëm 24 orë. Paralelisht me ‘të, partia në pushtet, apo Enver Hoxha, jep përmes makinerisë së saj propagandistike, përmes një sekretari klloun se synon në mandatin e 5 të gjitha vendet e kuvendit, plot 140 ulëse edhe pse jemi në pluralizëm politik, po ashtu edhe 61 kolltukët e kryetarëve të Bashkive në rrethe, prapë edhe pse jemi në pluralizëm politik dhe jo në socializëm. Dhe e thotë me mburrje, madje duartrokitet, duke demonstruar pa frikë varjen publike të pluralizmit.

Shtypi i transemton të gjitha këto, përveç mungesës së ujit, zërin e asaj gruas nga Vlora, madje edhe firot elektroale mbi numërimin pavarsisht vërejtjeve të rënda të komisioneve europiane mbi mungesën e misionit kushtetues të një shtypi të lirë, konkurent dhe në shërbim të qytetarëve. Sot drejtuesit e Webe apo televizioneve publike janë jo misionarë, por milionerë. Ndërkaq i përgjigjen në kor lajmeve bllof, shabllone, apo kasetave që serviren nga zyrat politike të partisë në pushtet.

Nga ky vështrim pyetja që shtrohet është se, cili është realiteti shqiptar?, zëri i gruas nga Vlora, apo propaganda. Pa asnjë diskutim është kjo e dyta, pasi në përgjithësi tek ne është krijuar një kulturë vrastare se, të më shkoj tymi drejt mua, po në të sëmës shkofshin të tjerët. Kësisoj mos u çudisni që në zgjedhjet më të afërta, të gjoja të parakohëshme në bashkinë e Tiranës, ku rahmet pastë politikisht lali Erit nuk ka për t’i shkuar më në qeli as pastruesi i lagjes, jo më Arditi, gruaja e Ismailit, apo bibat e fushatave elktorale dhe të pyllit orbital.

Enver Hoxha të internonte dhe të demaskonte publikisht, këtë po bën edhe ky, mëkëmbsi i tij. Mirëpo fal propagandës, shqiptarët gjykojnë se Enver Hoxha versioni mjekërr e bardhë, po bën drejtësi, po pastron vendin, po e begaton. E ka fshirë me një të rënë të gomës, 50 vjetët e një partie që e nisi si komuniste, si e punës, si socialiste, duke harruar krimet karshi njerëzimit shqiptar aq sot edhe akademiku më i lart shqiptar gjykon se krimet e vërteta janë 1997-ta, Gërdeci 2008, 21 janari 2011 …, tre data të ”tmerrshme” në raport me reprezaljet, geocidin, shpërbërjen e identiteti kombëtar prej komunizmës.

Dhe me që jemi tek krimet e partisë komuniste, të punës, socialiste, po rikujtojmë vetëm një nga mijërat syresh… 1) Frano Gjini, 2) Mati Prendushi, 3) Nikollë Deda, 4) Tomë Laca, 5) Ndoc Sahatçija, 6) Mëhill Miraj, 7) Nikollë Shelqeti, Mark Hasi, 9) Zef Pllumi, 10) Zef Haxhia, fretërit françeskanë të Shkodrës, më 28 jana 1948 janë dënuar me vdekje, me burg, me punë të detyruar, për faktin absurd se në mesjetë Kisha Katolike dogji në turrën e druve Galileo Galilein dhe Xhordano Brunon.

E kam rishkruar e do ta rishkruaj këtë fakt absurd që nuk bën me turp kombëtar thuajse fare inteligjencën e studiove apo kafeneve akademike të mbarë botës shqiptare. Ashtu me teorinë se, ç’më duhet mua vazhdojnë dhe i thurin lavde Enver Hoxhës. Megjithatë atje në periferi, në fundin e një fuçie zifti propagandistikë, zëri i një gruaje nga Vlora kërkon ujë 24 orë, plot pas 34 vitesh gjoja ekonomi tregu.

About Redaksia

Check Also

Ramaduro, koka në Fox News e trupi në ertv-të e Tiranës

Nga Basir ÇOLLAKU Tre ngjarje rreth një individi, u kryqëzuan jo rastësisht në SHBA, kur …