Petro Koçi shpërthen ndaj Zeqinesë: Nuk është ky imazhi i PS-së, turp…

Teksa po mbyll kapitullin e tij në Kuvend, ish-deputeti socialist Petro Koçi nuk i ka kursyer kritikat ndaj profilit të disa prej kandidatëve të rinj të Partisë Socialiste, duke shigjetuar drejtpërdrejt Zegjine Çaushin, kandidate në Fier që tërhoqi vëmendje me fushatën e saj në rrjete sociale.

Duke komentuar mënyrën e komunikimit të Çaushit me publikun, Koçi tha se ajo “ka bërë një gjë që është e ekzagjeruar dhe është një shpërdorim personaliteti në një përmasë që mendoj se nuk duhet të përsëritet më”, duke shtuar se “nuk është ky imazhi i PS-së. PS-ja është një parti serioze.”

Edhe pse ai pranoi rëndësinë e rrjeteve sociale në fushatat elektorale moderne, Koçi vuri theksin se kjo mënyrë prezantimi nuk duhet të bëhet normë brenda Partisë Socialiste. “Nuk mendoj se kjo duhet të jetë linja e fushatës së PS-së. Sot vendos shumë rrjeti social, padyshim, por duhen bërë gjërat më ndryshe,” përfundoi ai.

About Krye Redaktor

Check Also

Noka: Krimi i organizuar pjesë e qeverisjes! Zgjedhjet e 11-majit u kontrolluan nga organizatatat kriminale!

Deputeti i PD, Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit u shpreh …