“Mushkonjat” çojnë drejt burgut “Gjinon” e Belës

Një tender i vitit 2020 që lidhet me mirëmbajtjen rutinë të segmentit rrugor “Rrëshen-Shpal dhe Shpal-Ura e Repsit”, është bërë shkak për marrjen të pandehur të Jonaid Myzyri, kreut aktual i Komisionit të Prokurimit Publik.

Tenderi në fjalë mësohet se kalon shumën mbi 2 miliard lekë. Ndërsa në listën e personave të pandehur që SPAK pritet t’i komunikojë akuzën gjatë javës së ardhshme janë dhe 3 anëtare të gjykimit të ankesave nga subjektet private në KPP.

Mësohet se të gjithë personat akuzohen për veprën penale të “Shkeljes së pabarazisë në tendera”, duke pasur në fokus pikërisht abuzimet me tenderin për mirëmbajtjen e rrugës “Rrëshen-Shpal dhe Shpal-Ura e Repsit”.

Ky nuk është tenderi i vetëm ku kreu i Prokurimeve Publike po hetohet. Pasi Jonaid Myzyri është vënë në ndjekje penale edhe për një tender tjetër, që lidhet me blerjen dhe spërkatjen me pesticide të mushkonjave.

Gjatë këtyre muajve, Myzyri është parë shpesh të paraqitet në SPAK, ku pasi ka dhënë shpjegime ka dalë nga dera e Prokurorisë së Posaçme duke mos pohuar asnjë fjalë për gazetarët.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme për shkak të Ramaduros dhe karteleve të tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar vendimin e fundit të ShBA për të …