Videot e manipulimeve/ Berisha: Morëm pamjet e Elbasanit, tani do marrim edhe të qarqeve të tjera

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka shpjeguar për opinionin publik se përse PD ka denoncuar deri tani me video manipulimin zgjedhor në Elbasan për farsën e 11 majit. Sipas Berishës, fillimisht i kanë dorëzuar pamjet e Elbasanit dhe tani do marrin edhe të qarqeve të tjera.

“Nuk janë marrë akoma videot, sepse ka pasur probleme me dorëzimin e videove nga KQZ, qarqeve që kanë kërkuar videot.

Tani janë dorëzuar atje sepse kërkonin depozita të mëdha me kapacitete të mëdha për marrjen e videove, dhe tani sapo të dorëzohen nga KQZ, do fillojë shqyrtimi i tyre.

Kjo është pra.

Videot e parë që janë dorëzuar nga KQZ, janë videot e Elbasanit, janë disa të Vorës, por ato të Vorës janë të prera në mënyrë të papërshtatshme.

Pret Tirana t’i marrë, ka depozituar kapacitetin për depon e videove, që ishte shumë i madh. Por u gjet dhe do dorëzohen”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Nesho: Së shpejti PD do të raportojë në nivelet më të larta të administratës Trump për 11 majin

Diplomati Agim Nesho, ka treguar se brenda një kohe të shkurtër, drejtues të lartë të …