Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi në Kuvend ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për deklaratat e ish-prokurorit Arjan Ndoj.
Berisha deklaroi se Ndoj është shprehur se ka biseda të kryeministrit Edi Rama ku ai del duke folur me anëtarë të bandave kriminale.
“Kërkoj një komision hetimor parlamentar për prokurorin Arjan Ndoj i cili thotë se e ka të regjistruar kryeministrin duke biseduar me banda dhe banditë. Unë nuk jam kurrë që të vriten njerëz. Kur ai ishte nën breshëri, Edi Rama në mënyrë të çuditshme lëshonte breshëri kundër tij”, – tha Berisha.
Ai shtoi se komisioni parlamentar duhet të hetojë nëse kishte gisht Edi Rama në atentatin ndaj Arjan Ndojit.
“A kishte gisht Edi Rama mbrapa atij atentati? Kjo do hetim. Nuk e mbron dot njeri Edi Ramën nga këto. Nuk janë vetëm këto tabulate që kompromentojnë Edi Ramën. Telefoni i famshëm BQ është në analizë. Po zbardhen mesazhet”, – tha Berisha.