Inceneratorët/ Berisha: Abuzimi monstruoz u firmos në zyrën e Ramës nga Agaçi

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ se, Erion Veliaj ka siguruar një mbështetje të madhe dhe Ramës i është kërkuar që t’i çelë rrugën atij.

Berisha teksa përmendi inceneratorët tha se, i gjithë abuzimi monstruoz është bërë me firmën e Ramës në zyrën e tij nga Engjëll Agaçi.

“Kanë të njëjtat qendra këta, mos t’i citojmë. Rama në zarfin që hapi u tha socialistëve që më i propozuari del Edi Rama. A e propozuan socialistët për ta hequr qafe, a e shpalli ky se ka dëshirë.

Ka firmosur tek inceneratorët. Lefter Koka i propozoi Agjencisë së Prokurorimeve Publike që këtë tender ta bëjë me negociata të mbyllura. Kthejnë përgjigje që është e paligjshme kjo procedurë.

Kush e vendos, kush e bën ligjin? Ligji nuk u shkruajt në zyrat e Veliajt dhe Ahmetajt, por në zyrat e Ramës nga Agaçi, njeriu i cili me çdo kusht duhet të ndalonte procedurën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i Trump për hetimin e McGonigal, të korruptuar nga Rama kundër Berishës

Donald Trump reagoi pak muaj më parë lidhur me dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles …

Leave a Reply