Zgjedhjet lokale/ Kush është kandidati i Ballukut për Bashkinë e Shkodrës

Belinda Balluku po shkon drejt dominimit total të PS dhe është njeriu kryesor në përcaktimin e kandidatëve për kryetarë bashkish në të gjitha qytetet.  Rama ka dalë jashtë loje dhe ai vepron sipas orekseve politike të Ballukut.

Në vend që të ishte në burg, sipas kërkesës së parë të prokurorëve, Balluku po sfidon drejtësinë, politikën, por edhe të gjithë ndërkombëtarët duke dëshmuar, se ajo nuk pyet as për drejtësinë dhe as për ndërkombëarët sa kohë ka vënë nën kontroll të plotë përmes shantazhit, Ramën.

Pas Tiranës mësohet edhe emri tjetër që Balluku kërkon në Bashkinë e Shkodrës. Ai është Enea Karakaci.

Ndonëse ende nuk ka një vendim përfundimtar të drejtësisë për kryebashkiakun aktual, Beci, Balluku e ka spostuar atë dhe kërkon, njeriun e saj të besuar që e ka bërë edhe ministër të Transporteve.

Karakaci u emërua Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë në mars 2026 pas largimit Ballukut.

Më arë ai ka qenë Administrator i OSHEE. Ka mbajtur këtë detyrë nga qershori 2023 përpara emërimit si ministër.

Ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë (përfshirë Drejtor të Përgjithshëm për Politikat dhe Zhvillimin e Energjisë dhe Industrisë), si dhe në Autoritetin Rregullator të Energjisë.

About Krye Redaktor

Check Also

lir Alimehmeti, plotësuesi i vakumit politik në Tiranë!

Leonard SEFERI Prej kohësh, vakumi politik është kthyer në një makth për qytetarët e Tiranës. …